‘Edhe unë’, bashkohen me dhjetra intelektualë: Të pengohet një proces fals me 30 qershor

‘Edhe unë’, bashkohen me dhjetra intelektualë: Të pengohet një proces fals me 30 qershor

11:28, 25/06/2019
A+ Aa A-

Nisma e ndërmarrë nga përfaqësues të artit, kulturës, muzikës, gazetarisë etj, “#Edheunë” që nënkupton vendimin për të mos votuar me 30 Qershor ka marrë një përkrahje të gjerë.

Nismës së artistit të njohur Bujar Kapexhiu, për të mos votuar me 30 qershor dhe për të bërë gjithçka për të penguar një proces fals, i janë bashkuar brenda ditës qindra intelektualë, njerëz të angazhuar dhe aktivistë të shoqërisë civile.

Pas profesorëve Mark Marku e Agron Gjekmarkaj, dhe politikanit Besnik Mustafaj, sot nismës së karikaturistit të njohur i janë bashkuar edhe profesori Ardian Isufi, shkrimtarja Flutura Açka, artistët Neritan Liçaj, Kastriot Çipi, Robert Budina, si dhe publicistët Enver Bytyçi e Basir Çollaku. Nisma është shndërruar virale dhe është një lëvizje që nga dita në ditë po shndërrohet në një referendum kundër procesit farsë dhe votimeve socialiste që Edi Rama po kërkon të mbajë me 30 qershor.

Pjesë e kësja inisiative jane bërë gjatë ditës së sotme edhe  gaetra e pedagogë si Enkel Demi, Dhurata Shehri, Anila Bisha apo Gentian Gaba.

Mesazhi është i qartë . Askush nuk mund të shkatërrojë të ardhmen e femijëvë tanë…

ImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco