Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Dorëheqje apo shpërndarje të parlamentit?! Meta i dërgon Ramës, 2 mesazhe të forta

Dorëheqje apo shpërndarje të parlamentit?! Meta i dërgon Ramës, 2 mesazhe të forta

09:35, 25/06/2019
A+ Aa A-

Këto ditë, ndërkohë që Edi Rama po ecën me shpejtësi në parlament në rrugën e shkarkimit si president të Ilir Metës, në publik po qarkullojnë edhe opsionet se si do të kundërpërgjigjet ky i fundit.

I pari, se do të japë dorëheqjen duke e lënë kështu, Edi Ramën, krejtësisht zbuluar me të gjitha institucione e shtetin në dorë të tij dhe i dyti, të shpërndajë parlamentin duke e cilësuar të paligjshëm, pasi nuk plotëson kushtetutshmërinë e 140 deputetëve.

Në këtë situatë, kur mes mazhorancës dhe Presidentit të vendit lufta “për jetë a vdekje” ka arritur në kulm të saj, Ilir Meta ka sqaruar sot në mëngjes, edhe se si do të veprojë ndaj këtyre dy opsioneve më të përfolura.

Pas pyetjeve të gazetarëve për çështjen e një dorëheqjeje të mundshme, Presidenti deklaroi ftohtë dhe i vendosur, se ai do të jetë në detyrë deri në 24 korrik të vitit 2022.

"Ky institucion nuk i përket Ilir Metës. Ky institucion nuk do të bjerë kurrë, por përkundrazi nga ky institucion do të fillojë ringritja e Republikës. Ky vend nuk do të bëhet koloni e asnjë fondacioni ndërkombëtar. Vend që i takon gjithë shqiptarëve. Bashkë do të jemi deri më 22 korrik 2022”, tha Presidenti i Republikës.

Me këtë përgjigje ai ka hedhur poshtë jo vetëm një dorëheqje të mundshme prej tij, por ka injoruar dhe ka cilësuar të pavlerë dhe nul gjithë aksionin e mazhorancës në parlament për shkarkim.

Por kur i erdhi radha opsionit të dytë atij të një mundësie të shpërndarjes së parlamentit, ndryshe nga çështja e dorëheqjes ku ishte mohues  i prerë, Meta është treguar i hapur se kjo gjë mund të ndodhë në vazhdim.

“Presidenti i Republikës do të bëjë çdo veprim për të zgjidhur këtë situatë. Kam kërkuar informacion për numrin e deputetëve...”, deklaroi ai për këtë çështje.

Pra presidenti i çoi dy mesazhe Edi Ramës: se do të jetë President edhe për 3 vite të tjera deri në mbyllje të mandatit të plotë dhe se parlamenti aktual pa opozitë, mund edhe të shpërndahet së shpejti.

Të dyja këto mesazhe të forta ndërkohë që opozita ka pushtuar sheshet dhe rrugët, duke se do t’i shtojnë edhe më shumë orët e pagjumësisë së Ramës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco