Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Presidenti Meta: KQZ po funksionon si në një organizatë socialiste!

Presidenti Meta: KQZ po funksionon si në një organizatë socialiste!

08:50, 25/06/2019
A+ Aa A-

Në fjalën e tij përpara gazetarëve mëngjesin e sotëm, nëpërmjet së cilës cilësoi nul vendimin e Kolegjit Zgjedhor për “ligjshmërinë” e zgjedhjeve të 30 qershorit, presidenti Ilir Meta ka përmendur disa herë edhe rolin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Sa herë që e ka përmendur këtë institucion, Meta e ka quajtur “Organizata socialiste”.

 “Mazhoranca dhe organizata e PS në KQZ vijojnë punën për organizimin e një procesi që nuk ekziston”, ka deklaruar disa herë presidenti.

 Faktikisht KQZ e përbërë aktualisht nga vetëm 5 anëtarë, 4 prej të cilëve (përveç kryetarit Klement Zguri) janë përfaqësues të PS-së, është i vetmi institucion i cili në mënyrë partizane po çon përpara planin e Edi Ramës për të zhvilluar zgjedhje në 30 qershor, edhe pse kjo datë është anuluar me dekret të presidentit, i cili ka marrë fuqi ligjore përfundimtare pas botimit në Fletoren Zyrtare. Pavarësisht nga kundërshtitë dhe braktisjeve të shpeshta që kryetari Zguri u ka bërë mbledhjeve, 4 anëtarët e PS-së në KQZ janë shfaqur si militantë të flaktë të PS-së dhe kanë marrë vendime të hapura antiligjore, për sa i përket vijueshmërisë së procesit zgjedhor.

Duket se që pas vendimit që KQZ morri për mos njohjen e dekretit anulues të presidentit për 30 qershorin, edhe ky i fundit tashmë nuk e konsideron këtë institucion si “qeveri zgjedhore” të ligjshme, por thjesht si një organizatë bazë Partisë Socialiste.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco