Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

A ka Presidenti një plan B? Ja si përgjigjet Ilir Meta

A ka Presidenti një plan B? Ja si përgjigjet Ilir Meta

08:23, 25/06/2019
A+ Aa A-

Presidenti Meta ka nisur sot një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, 5 ditë përpara mbajtjes së zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit.

Në një moment gjatë përgjigjes së interesit të gazetarëve, Meta thumboi dhe Ramën, duke thënë se presidenti është esëll në çdo moment të ditës, e veçanërisht në mëngjes.

A ka presidenti një plan B? A do të ndërmerrni hapa të tjera në kuadër të dialogut?

Unë mbetem besimplotë se do të ketë reflektim nga të gjitha palët, do të vijoj të jem i qetë dhe i duruar, Presidenti nuk ndëhyn për të penguar zgjedhje partiake, po padyshim që kjo datë ka rënë, nuk ekziston më. Kush do të bëjë zgjedhje partiake është i lirë që ta bëjë. Në Republikën e Shqipërisë ka vetëm një institucion që e vendos datën e zgjedhjeve.

Çfarë mendoni për qëndrimin që kanë mbajtur ambasadorët për zgjidhjen e krizës politike?

Unë nuk hyj te politikanët që flasin në emër të ndërkombëtarëve, dhe as fshihem pas tyre. Unë nuk kam anuluar zgjedhjet në Itali, mos prisni që asnjë ambassador që të thojë këtë që po them unë, edhe sikur zgjedhjet imagjinare të bëhen në 30 Qershor, dhe populli opozitar të dalë në rrugë, fati i negociatave të Shqipërisë futet në një rrugë pa kthim.

A nuk do të ishte më e ndershme që të jepnin dorëheqjen?

Ky institucion nuk është i Ilir Metës, është i Republikës, nga ky institucion do të nisë dhe ringritja e Republikës, bashkë do të jemi këtu deri në 24 Korrik të vitit 2022.

A po merr në konsideratë presidenti shpërndarjen e Kuvendit?

Presidenti do ti shërbejë gjithmonë mbrojtjes së Republikës, dhe shpresoj që këtë ta bëjnë të gjithë institucionet e tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco