Basha: Plani i Ramës për destabilizim dhe luftë mes shqiptarëve, do të dështojë

Basha: Plani i Ramës për destabilizim dhe luftë mes shqiptarëve, do të dështojë

21:37, 24/06/2019
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, tha nga selia Blu se ka ardhur koha që pas 21 vitesh, vjedhjesh, krimesh dhe shkatërrimesh, njeru që futi krimin në politikë të dalë para drejtësisë.

Ndërsa Basha tha më tej se sa i përket 30 qershorit, plani i Edi Ramës për destabilizm dhe luftë mes shqiptarëve, do të dështojë.

‘Kriminelët duhet të jenë në burg dhe jo në parlament. Kriminelët duhet të jenë në burg dhe jo të menaxhojnë fushata elektorale. Ka ardhur koha që pas 21 vjetësh, vjedhjesh, krimesh dhe shkatërrimesh, njeru që futi krimin në politikë të dalë para drejtësisë

Së bashku me largimin e tij, do të mbyllet kapitulli i kapjes së shtetit nga krimi i organizuar dhe Shqipëria do t’u rikthehet vlerave europiane.

 Këtë ua premtoj të gjithë shqiptarëve në emër të së ardhmes së fëmijvë tanë!

 Sa i përket 30 qershorit, plani i Edi Ramës për destabilizm dhe luftë mes shqiptarëve, do të dështojë.

Shqiptarët janë bërë bashkë si kurrë më parë në mbrojtje të demokracisë për të mos lejuar farsën elektorale dhe krimin kushtetues të regjimit autokratiko-kriminal. 30 qershori është dita kur nis fundi i regjimit të Edi Ramës.

 Ju ftoj të jemi të vendosur dhe të bashkuar në këtë betejë për të ardhmen e fëmijëve tanë, për Shqipërinë si gjithë Europa, për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve.”

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Askushi 25/06/2019 01:09

Pra ju zoti Basho po thoni qe nuk do te kete destabilizim, pra zgjedhjet do te behen normalisht. Pra ju thjeshte nuk do ti njofni ato. Pra do ti njohin nderkombetaret dhe Rama bashke me ta. Pra loja vazhdon......partija demoktìratike shpartallohet perfundimisht, pra ju bashkepunuat me Ramen per shkrirjen e partis demokratike, pra ju jeni i futur nga sorosi per te shkaterruar opoziten shqiptare, pra ju po beni tradhetarin, pra ju po e mashtroni kete popull qe vjene ne tirane ne protestat e deshtuara, pra ju jeni me i keq se rama qe ta thote troc se skeni pare gje akoma.....cfatkeqsi per ne, per kte popull. Mendoja qe zgjedhjet nuk do ti lejonit te beheshin. Nderkoh ju na thoni se nuk destabilizim. Por si do ti ndaloni zgjedhjet????TRADHETAR

Shto koment

Denonco