Artist, gazetar e bloger/ ‘Duam të dënohemi, me 30 Qershor bllokojmë votimet’

Artist, gazetar e bloger/ ‘Duam të dënohemi, me 30 Qershor bllokojmë votimet’

19:57, 24/06/2019
A+ Aa A-

I pari ishte artisti Bujar Kapexhiu.

Ai deklaroi se do të dilte dhe do të bllokonte votimet në 30 qershor.

Kapexhiu deklaroi se ishte gati të dënohej, por nuk do të lejonte votime moniste.

Pas tij edhe artisti tjetër, Neritan Liçaj iu bashkua kësaj nisme. Edhe ai deklaroi të njëjtën gjë.

Por pas këtyre reagimeve, lista ka ardhur duke u shtuar.

Gazetari Agim Xhafka shkruan në Facebook se edhe ai nuk do të lejojë zgjedhje në 30 qershor.

‘Më 30 qershor unë do të shkoj në qendrën e votimit. Por do shkoj t’u tregoj të tjerëve që të mos votojnë...

#EdheUnë’, shkruan Xhafka.

Image

Edhe blogeri Olti Curri i është bashkuar kësaj nisme, duke deklaruar se nuk do të lejojë zgjedhje në 30 qershor.

Listat pritet që të shtohet edhe më shumë gjatë orëve në vijim.

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari24/06/2019 21:14

BRAVOOOOO! JU JENI PATRIOTET E VERTETE! Po mender analistet dhe gazetaret qe na cajne trapin cdo darke neper banaqet televizive te Fefzos, Vasilit, Xhunges e Rakipit, qe na hiqen parimore, te drejte, qe i dine te gjitha, pse nuk i bashkohen nismes se profesorit brilant, Kapexhiut????!!!! Neper banaqe dhe neper shkrime hiqen si te mencurit e dynjase, filozofe dhe juriste te papare, gjithologe qe flasin per gjithcka. Le ta tregojne me veprime, boll u bene trima dhe te zgjuar neper televizione, gazeta dhe fb. Nese vertete e duan Shqiperine, te tregohen burra dhe te dalin ne sheshin e mejdanit! Nuk na duhen llapaqenet frikacake dhe hipokrite te televizioneve!

Shto koment

Denonco