Nis aksioni qytetar për mbrojtjen e demokracisë/ Takimi i parë në Fier

Nis aksioni qytetar për mbrojtjen e demokracisë/ Takimi i parë në Fier

18:07, 24/06/2019
A+ Aa A-

Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë do të nisë sot aksionin e saj.

Takimi i parë do të bëhet në Fier.

Në një njoftim të selisë së PD-së thuhet se, në zbatim të vendimit të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, dega e PD Fier në bashkëpunim me partitë e tjera opozitare, ka ngritur Aleancën Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë e cila do të zyrtarizohet sonte në orën 19.30 pranë ambienteve të ish-universitetit UFO ku do të zhvillohet mbledhja e parë e këtij institucioni qytetar.

Në këtë forum qytetar janë bashkuar personalitete dhe intelektualë të Fierit, me të cilëve mjekë, mësues, inxhinierë, avokatë, noterë, biznesmenë e shumë fusha të tjera.

Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë sëbashku me strukturat lokale të partive të opozitës do ti drejtohen KZAZ dhe Bashkisë Fier për të kërkuar lirimin e ambienteve mbahen në mënyrë të paligjshme duke kërkuar që të vihet në zbatim dekreti i Presidentit të Republikës dhe ndalimi i një procesi farsë zgjedhor me 30 qershor.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Aleanca 24/06/2019 22:37

Bravo Fieri

Shto koment

Denonco