‘Kolegji tregoi sot se Reforma në Drejtësi është mashtrim’/ Lubonja: ‘Rama do të ketë fundin e një diktatori’

‘Kolegji tregoi sot se Reforma në Drejtësi është mashtrim’/ Lubonja: ‘Rama do të ketë fundin e një diktatori’

17:51, 24/06/2019
A+ Aa A-

Për analistin Fatos Lubonja, vendimi i sotëm i Kolegjit Zgjedhor tregoi edhe njëherë kapjen që Rama i ka bërë drejtësë, një provë e qartë se “ashtuquajtura reformë në drejtësi me gjykatës të pavarur është blof, mashtrim, vetëmashtrim i shqiptarëve”.

Nga studio e Neës 24, Lubonja tha se me mbajtjen e zgjedhjeve më 30 qershor, kryeministri Rama po e kalon pragun.

Ai parashikoi një “fund prej diktatori” për kryeministrin Rama, ndërsa shtoi se regjimet rrëzohen, nuk luftohen.

“Ajo që pritet të ndodhë më 30 qershor është provë se e ashtuquajtura reformë në drejtësi me gjykatës të pavarur është blof, mashtrim, vetëmashtrim i shqiptarëve. Opozita ka bërë mjaft përsa i përket denoncimit, por të denoncosh dhe të zbulosh krime nuk është e mjaftueshme. Mund të ndërtohen regjime kur ti zbulon krim, dënohesh ti që i zbulon. Edhe në rastin tonë regjime rrëzohen nuk luftohen me mjetet e vetë regjimit. Mund të presësh me durim deri sa ata të nisin të hanë njëri-tjetrin, por edhe kësaj nuk i dihet. Unë them që 30 qershori është kalimi i pragut për Edi Ramën. Fundin e ka të sigurt si një diktator i rrezikshëm”,- tha Lubonja.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco