Shpërthen Lubonja/ Ja çfarë duhet të bëjë Presidenti Meta

Shpërthen Lubonja/ Ja çfarë duhet të bëjë Presidenti Meta

17:44, 24/06/2019
A+ Aa A-

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në studion e lajmeve në News 24, analisti Fatos Lubonja komentoi edhe konferencën që pritet të ketë nesër Presidenti Meta, pasi Kolegji Zgjedhor vendosi të mos çregjistrojë nga gara zgjedhore PUK e Idajet Beqirit, duke mos e njohur kështu dekretin presidencial.

Sipas Lubonjës, ajo që duhet të bëjë Kreu i Shtetit për të treguar forcën është të lërë Presidencën dhe të marrë në dorë partinë, LSI-në.

‘Presidentin është duke e ngrënë ujku. Rruga që duhet të ndjekë është ta lërë Presidencën të marrë LSI. Për mua s’ka rrugë tjetër. Duhet ballafaqim për t’i treguar këtyre që kanë forcën, prit njëherë se ka forcë edhe këtej’,- u shpreh Lubonja.

Sa për ndikimin që mund të kenë ndërkombëtarët, Lubonja i konsideroi ata më shumë pjesë të problemit se sa pjesë të zgjidhjes.

‘Ndërkombëtarët janë pjesë e problemit, jo e zgjidhjes. Ata ishin me Berishën deri sa u dogj vendi, ata janë pjesë e problemit, duan stabilitet. Kanë harxhuar miliona me atë reformën në drejtësi, ngelen duke na thënë keni ecur përpara, jo në Europë, po do kishim arritur edhe Amerikën po të kishim dëgjuar ata. Nuk duhen llogaritur shumë’,- vijoi ai. /BW

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

EC27/06/2019 18:01

Paralelizmi që bën me të shkuarën, se gjoja ndërkombëtarët paskëshin mbështetur Berishën "gjersa u dogj vendi", jo vetëm që nuk është i saktë, por është mbi të gjitha shfajësim për rolin e vetë Lubonjës në atë kohë, kur u trazua me atë me nder Bashkimin për Demokraci a ç'dreqin qe (bashkë me Kurt Kolën, Skënder Gjinushin, Rexhep Mejdanin, Daut Gumenin e ndonjë spiun tjetër qelish) dhe u angazhuan për t'i vënë flakën vendit me mbështetje të plotë të ndërkombëtarëve, që të rrëzonin Berishën e të sillnin këta që janë edhe tani. Që tani nuk është më në krah të ish-PPSH-së (me një fjalë, PS-së), Lubonja bën mirë. Po ajo që ka bërë në të shkuarën ka qenë kontribut për rikthimin e PPSH-së në pushtet dhe ai bën më mirë të mos flasë për të, se nuk del i larë. Ndëkohbëtarët, pastaj, edhe në 44-ën me këta kanë qenë. Vërtet nuk duhen llogaritur shumë.

arta26/06/2019 16:34

getu vij turp te gjithve qe nga 97 e der sot ckan ber politikanet ne shqiperivetem genjeshtra populli nga dita ne vit me ivarfer jet mizerje sundon droga korrupsioni qe ngaberisha qe ube me pasuri ne radhim dukat ai nga tropoja nano rama qe ka ber shtepi bunker te jet i sigurt me familje vet po luli do kendojm a do qajm duke numeruar t ata qe do vriten me njeri tjet si 97 meta krye hajduti duhen pastruar nga politika shqiptare lumi politikes vjeter ta marrin njerzit e ndershem jo te korruptuarit hajdutat mashtrusit ku i shikon te flasin ne periudhen e zgjedh njduke premtuar se dobejmalet fusha turp tuuurp tuuuuuuurrrpgjyhna qe populli ju jep voten

Koli26/06/2019 01:26

"I yti mishin ta han,por kocken ta len" thote nje proverb shqiptar. Dmth si pinjoll komunistesh po i ben sherbimin e fundit kryellumit. I sugjeron Metes te jape doreheqen, kur te gjithe shqiptaret po kerkojne doreheqjen e e kryehajdutit; pra te dorehiqet Méta dhe palaçoja te behet edhe président. E me pas o tozi, si i behet?

Shkodran24/06/2019 19:03

O Ilir,si e ke emrin duhet te besh. Shperndaj parlamentin,jep dorheqjen dhe shko ne kry te Lsi. Mendo per ne si popull jo vetem per "vete"

vera 24/06/2019 17:52

Sakt,bindes,Lubonja!

Shto koment

Denonco