‘Kolegji Zgjedhor veproi me urdhër politik’/ Xhixho: ‘Vendimi, goditje ndaj shtetit të së drejtës’

‘Kolegji Zgjedhor veproi me urdhër politik’/ Xhixho: ‘Vendimi, goditje ndaj shtetit të së drejtës’

17:13, 24/06/2019
A+ Aa A-

Nënkryetarja e LSI Erisa Xhixho, ka dënuar sot me anë të një postimi në “Facebook”, vendimi që mori sot Kolegji Zgjedhor për t’u mbajtur zgjedhjet më 30 qershor, duke e cilësuar si goditje ndaj shtetit të së drejtës.

Xhixho thotë se vetëm Gjykata Kushtetuese mund të interpretojë në mënyrë përfundimtare e shteruese një dekret të Presidentit të Republikës.

‘Vendimi i sotëm i Kolegjit zgjedhor është një goditje ndaj shtetit të së drejtës, kushtetutës e funksionimit të shtetit mbi bazën e ligjeve.

Pasi të marrësh tagrin e interpretimit të dekretit të Presidentit është guxim i madh dhe vendimarrje politike e paster .

Kur sot nuk jemi në proçes zgjedhor pasi Dekreti i Presidentit ka anulluar daten 30 qershor dhe për më tepër ai ka fuqi ligjore dhe detyruese për të gjithë pasi është botuar në fletoren zyrtare.

Kjo situatë është pasoja e keqimplementimit dhe kapjes së reformes në drejtesi që ka lënë vendin tonë pa Gjykate Kushtetuese. Si e vetmja që mund të interpretojë në mënyrë përfundimtare e shteruese një dekret të Presidentit të Republikës.

Çdo vendim i çdo gjykate tjetër është jashtë juridiksionit të saj , ndaj dhe ata 5 anëtarë të kolegjit me urdher politik dhe nën frikën e vettingut kanë marrë një vendimarrje antiligjore .

E vetmja gjë që na ngelet për shpëtuar demokracinë dhe refuzuar diktaturen që po instalohet është bojkoti i votimeve të Rilindjes më 30 qershor.’, shkruan Xhixho në profilin e saj në fcb.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco