Edi Rama ka frikë të futet në Kukës, organizon miting në fshat

Edi Rama ka frikë të futet në Kukës, organizon miting në fshat

16:19, 24/06/2019
A+ Aa A-

Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, ditën e nesërme Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim elektoral në Rrethin e Kukësit, por me një ndryshim të rëndësishëm në axhendën e tij.

Më herët, ashtu siç edhe shihet në foton e mëposhtme, ishte lajmëruar se takimi do të zhvillohej në qendrën e qytetit Veri-Lindor, pikërisht në Sheshin Skënderbej me datë 25 Qershor në orën 18:00.

Por sot është vendosur që Rama të bëjë një miting në fshat. Pikërisht në zonën ku ndodhet edhe aeroporti i Kukësit.

Kjo lëvizje vjen pas incidenteve dhe përplasjeve të herëpashershme midis përkrahësve të opozitës dhe Policisë së Shtetit në qytetet ku Rama ka zhvilluar takime elektorale ndërkohë që ai i Shkodrës ishte nga më të vështirët për kryeministrin.

Image

Njëkohësisht, ky veprim vjen edhe në një kohë kur opozita e bashkuar, pas protestës së 21 Qershorit ka marrë vendimin se kudo që të jetë kryeministri do ti bllokohen rrugët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco