Vendimi i Kolegjit, reagon Presidenca: Asnjë surprizë nga skeçi i radhës

Vendimi i Kolegjit, reagon Presidenca: Asnjë surprizë nga skeçi i radhës

13:18, 24/06/2019

Tedi Blushi, Zëdhënësi i Presidentit të Republikës ka reaguar për vendimin e marrë nga Kolegji Zgjedhor, i cili njeh procesin elektoral të 30 qershorit.

Në një postim në Facebook, Blushi shprehet se vendimi nuk përbën asnjë surprizë.

“Asnjë surprizë nga skeçi i rradhës i orkestruar prej kohësh“,- shkruan Blushi në Facebook.

Kujtojmë që dekretet e Presidentit dhe ligjshmërinë e tyre mund ta marrë në shqyrtim vetëm Gjykata Kushtetuese dhe asnjë institucion tjetër i drejtësisë.

Në mënyrë të paprecedentë, Kolegji Zgjedhor ka vendosur të lërë në fuqi datën 30 qershor të zgjedhjeve vendore, duke dalë kundër dekretit të Presidentit të Republikës.
Konkretisht gjyqtarët vendosën që të rrëzojnë kërkesën e kryetarit të Partisë Uniteti Kombëtar, Idajet Beqiri, i cili duke njohur dekretin e Presidentit për anulimin e datës 30 qershor kërkoi çregjistrimin nga zgjedhjet.

Kolegji vendosi rrëzimin e kërkesës së Beqirit, duke njohur kështu datën 30 qershor të zgjedhjeve. Vendimi i Kolegjit vjen në të njëjtën linjë me Partinë Socialiste, duke dalë kundër kompetencave të Presidentit të Republikës dhe Kushtetutës së vendit.
Edhe pse vendimi synon të legjitimojë qëndrimin e Edi Ramës, trupi gjykues i Kolegjit Zgjedhor përbëhej nga: Ridvan Hado, Tomor Skreli, Artur Malaj, Lindita Sinanaj dhe Shkëlqim Mustafa, praktikisht vetëm ka legjitimuar konfliktin dhe përplasjen më 30 qershor.

Paaftësia e gjyqtarëve që morën vendimin është skandaloze. Mjafton të shihni videon më poshtë, ku trupa gjykuese nuk di as se në çfarë datë janë sot. Vendimi që është marrë sot, pra më 24 qershor, nga drejtuesi i trupës gjykuese lexohet 26 qershor!!! Shumëkush mund të thotë se është lapsus, por një gafë e tillë tregon sesa seriozisht e kanë marrë vendimin dhe bazën ligjore ku janë referuar. Praktikisht as kanë parë ligjet dhe as Kushtetutën, por kanë marrë zbatuar vetëm një urdhër politik të kryeministrit Edi Rama./K.J/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco