Kokëdhima shpërthen ndaj Ramës: Të shembim të vdekurin që ecën

Kokëdhima shpërthen ndaj Ramës: Të shembim të vdekurin që ecën

17:45, 23/06/2019
A+ Aa A-

Partia ZGJIDHJA përmes një komunikate për mediat shprehet se është emergjencë kombëtare që të shembet nga pushteti Edi Rama, të cilinj e konsideron “të vdekurin që ecën”.

Sipas partisë të dretjtuar nga Koço Kokëdhima, Rama është njeriu që ka mbushur PS-në me banda dhe kriminelë, duke shkatërruar tërësisht partiinë.

Në reagim theksohet se vetë socialistët duhet të shembim Ramën, pasi ai drejton sot një qeverisje në bashkëpunim me krimin e organizuar.

Deklaratë e plotë e Zgjidhja:

Ta shembim të vdekurin që ecën

Ai është Edi Rama. Politikisht dhe moralisht. Është kapur me presh në duar. Në krye të një qeverie dhe bandave mafioze. Ai duhet të rrëzohet në rradhë të parë nga socialistët.

Rama ndjek me vendosmëri axhendën personale. Lufton çdo sekondë për pushtet dhe pasuri për vete. Jo për popullin. Në këto ditë kaq të ndezura politikisht ai vazhdon i pa shqetësuar vjedhjen e Shqipërisë. I kaloi edhe dy koncensione kriminale me çmime për kilometër më të lartat në botë për një rrugë fushore. Firma Fusha fitoi tenderin fiktiv të rradhës me 6 milionë euro. Çdo gjë vazhdon sipas parashikimit.

Në 365 ditë viti populli merret me politikë dhe Edi Rama e partnerët e vet në vjedhje merren me biznes të pisët, merren me grabitjen e Shqipërisë.

Për ti kuptuar këto nuk është e nevojshme të jesh pa parti, as opozitar e as socialist. Këto i di i madh e i vogël.

Partia sicialiste mund ta drejtojë vendin në periudhën e ngelur të mandatit politik pa Edi Ramën dhe duke i shpëtuar shqiptarët nga kjo bandë me 5 biznesmenë, me Edi Ramën e Erjon Veliajn dhe me dy tre Rilindas të tjerë.

Kush nuk shkon në votime do konsiderohet armik i rregjimit. Zgjidhja ju kërkon të gjithë shqiptarëve: mos shkoni në votime! Kështu do shpetojmë në rradhë të parë ata njerëz të cilët pa dashur janë peng i rregjimit, krysisht të punësuarit në shtet dhe socialistët sepse nuk do lejojmë që ata të izolohen dhe të vihen nën presion nga mafia e pushtetit.

Ti  ndihmojmë socialistët të shkëputen nga hajdutët dhe kriminelët që kanë kapur PS-në!

#ZgjidhjaPër30Qershorin

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Alban Tirana05/07/2019 17:58

OK OK po ku janë këta Avni Rustrmët ? sot shqiptarët janë familjarizuar me varfërin dhe poshtrimin, janë bërë palë me qeverinë e korruptuar, shqiptarët e duan kryeqeveritarin të jetë hajdut, horr, kurvarë, gallataxhi, rbrekushexhi, duke u bërë milionerë ponga djersa dhe mundi i po këtij populli. Pra, ka ardhur momenti që ky popull të ndrojë mëndjen nga pro qeverisë në kundër që të marri frymë lirshëm dhe të rrisë mirëqënien e fëmijve dhe familjes.

Alban Tirana05/07/2019 15:09

OK OK po ku janë këta Avni Rustrmët ? sot shqiptarët janë familjarizuar me varfërin dhe poshtrimin, janë bërë palë me qeverinë e korruptuar, shqiptarët e duan kryeqeveritarin të jetë hajdut, horr, kurvarë, gallataxhi, brekushexhi, duke u bërë milionerë ponga djersa dhe mundi i po këtij populli. Pra, ka ardhur momenti që ky popull të ndrojë mëndjen nga pro qeverisë në kundër që të marri frymë lirshëm dhe të rrisë mirëqënien e fëmijve dhe familjes.

Shqiptari23/06/2019 18:40

Ajo eshte e vetmja rruge Koco! Ti Koce, ose e njeh shume mire kete monstren, ose nuk e paske njohur fare! Mosha ime (45) dhe ata me te medhenj se une, ku ben pjese edhe ti Koco, e kane jetuar dhe e kane vuajtur mbi kurrizin e tyre diktaturen me te eger dhe me gjakatare komunisto-enveriste. Enveri ia kishte kaluar disa fish Gadafit te Libise. Propaganda mashtruese dhe e genjeshtert komuniste, neper kopshte femijesh, shkolla, universitete, reparte ushtarake, institucione, kooperativa bujqesore dhe neper ndermarrje punonjesisht nepermjet organizatave dhe levave te partise komuniste, e kishte bindur 65% te popullsise, qe Shqiperia ishte vendi me i lumtur ne bote. Populli ishte kthyer ne nje ushtri te bindur ne mbrojtje te komunizmit unik dhe sakrifikonte me bindje gjithe jeten e tij ne mbrojtje te regjimit te genjeshtert komunisto-enveri. Shqiperia u kthye ne nje vend super i veteizoluar, gati hermetik per cdo komunikim me boten e jashtme. Edhe Botes as qe ia ndjente fare dhe ishte tejet indiferente per Shqiperine. Nuk pati asnje tentative as nga BE, as nga USA dhe as nga NATO per nderhyrje ne Shqiperi. Te gjithe ishin kthyer ne spiune ne sherbim te partise komuniste. Megjithate pati disa tentativa individuale per t'i bere atentat Enver Hoxhes, por pa sukses. Njerezit ishin te frikesuar dhe te terrorizuar dhe as qe tentonin te protestonin kunder diktatures komuniste sepse pushkatoheshin, burgoseshin ose interrnoheshin per gjithe jeten vete dhe familjet e tyre. Vetem ne 1990, rrenimi ekonomik dhe deshtimi total i sistemit socialist ne rang boteror beri qe komunistet te terhiqeshin dhe ta leshonin pushtetin politik, por duke u kujdesur qe ta merrnin pushtetin ekonomik dhe me pas ta merrnin perseri edhe pushtetin politik duke i maskuar disa nga njerezit e tyre si "demokrate" te vertete dhe "armiq te betuar" te regjimit komunist. Pika e pare dhe me kryesorja, barriera me e forte qe komunistet i vendosen kapitalizmit te ri shqiptar dhe demokracise nga te gjitha qeverite qe erdhen ne pushtet pas 1990, ishte moskthimi i pronave pronareve te ligjshem. Te tjerat nuk kane asnje rendesi. Sot ish-komunistet u bene pronare te ligjshem, blene dhe privatizuan te gjitha pronat dhe pasurite e vendit. Prandaj ata sot kane nje pushtet absolut njesoj si ne kohen e diktatures por sot e kamuflojne si regjim demokratik. Po sot, kur Shqiperia eshte e hapur, kur Shqiperia eshte ne syte e te gjithe botes, kur gazetaret e botes vijne e ikin, shkruajne per gjendjen e rende politike, sociale dhe ekonomike ne Shqiperi, per vjedhjet, kriminalizimin e politikes, korrupsionin qeveritar, kur Shqiperia eshte vend anetar i NATO-s, pse kane frike shqiptaret ta shporrin qelbesiren qe po tallet me shqiptaret, me demokracine dhe po i ben karshillek te gjithe botes demokratike!!!! Pse kane frike ta shporrin me cdo mjet??? Paskan vdekur Avni Rustemet!!!!! A ka burra dhe patriote Shqiperia qe t'ia tregojne vendon Gadafit te Shqiperise, apo mjafton qe e "derrmojne" Ramen me fjalime e thirrje RAMA IK neper protesta paqesore sic kerkon bota, neper konferenca shtypi, studio televizive, facebook, twiter dhe gazeta???? Rama nuk iken KURRE vetem me thirrjet RAMA IK! RAMA SHPORRU! Me kete rruge Ramen e kemi aty per 30 vite te tjera, tamam sic e ka thene publikisht ne Landfillin parlamentar: Do te iki kur te me doje k.... mua dhe jo kur te thoni ju ikni se na merzite!!!! Pse vetem nga Peter Tiede prisni ju qe te rrezohet Rama!!!!???? Ai dhe megabanda e tij kriminale, sic edhe e kane deklaruar, nuk e rruan fare k.... as nga protestat paqesore dhe as nga pergjimet e publikuara nga BILD. Me protesta te tilla paqesore opozita per 30 vite vetem do te marre pergezime, falenderime dhe flete-lavderime te vazhdueshme nga faktori nderkombetar, i cili as qe e rruan b.... fare se cfare behet ne Shqiperi. E mbyllin, i vendosin vizat dhe e izolojne Shqiperine si nje kafshe e cuditshme ne nje kafaz te kopshtit zoologjik ne mes te Evropes, per ti treguar popujve te Evropes se si katandiset nje popull frikacak qe rri dhe fle gjume! Lirine dhe demokracine askujt nuk ia kane falur dhe as nuk ia kane dhuruar! Te gjithe popujt e kane fituar me gjak dhe sakrifica! Besoj se e kuptoni se cila eshte rruga e vetme per ta hequr qafe qelbesiren dhe megabanden e tij hajdute qe po e kthen Shqiperine ne nje diktature!

Shto koment

Denonco