Konflikti civil po hedh shtat në Shqipëri/ VATRA: Palët të ulen në tryezën e bisedimeve

Konflikti civil po hedh shtat në Shqipëri/ VATRA: Palët të ulen në tryezën e bisedimeve

17:29, 23/06/2019
A+ Aa A-

Në kulmin e krizës politike në vend, me mazhorancën që këmbëngul të shkojë e vetme në zgjedhje, duke refuzuar edhe zbatimin e dekretit të presidentit të Republikës, vjen reagimi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Organizata shqiptaro-amerikane VATRA u bën thirrje palëve politike në Shqipëri që të ulen në bisedime t’i ofrojnë popullit një zgjidhje afatgjatë, që të mund të sigurojë jo vetëm standardet demokratike të vendit, por edhe një paqe dhe unifikim shoqëror.

Me anë të një deklarate, Federata Panshqiptare e Amerikës shpreh shqetësimin për situatën në Shqipëri të cilën e cilëson si të paprecedentë dhe thotë se është thellësisht e dhimbshme, që edhe pas afro tre dekadash pluralizëm, evidentohen probleme të thella lidhur me proceset zgjedhore, ndërhyrja në të cilët është tërësisht e dënueshme.

“Konflikti civil, i cili po hedh shtat dita-ditës nuk duhet lejuar dhe qeveria ka përgjegjësinë kryesore të gjejë rrugët për shuarjen e tij. Ashpërsimi i mosmarrëveshjeve politike shoqërohet fatkeqësisht me ndasi të mëdha shoqërore, gjë e cila dëmton objektivat evropiane të vendit”, thuhet në deklaratën e VATRA-s.

VATRA nxit palët të ulen në tryezën e bisedimeve, duke shpresuar që platforma e bisedimeve do të jetë serioze dhe jo thjesht kalimtare dhe njëkohësisht shpreh keqardhjen për humbjen e kohës, nga e cila sipas saj, humbet Shqipëria dhe populli.

Federata Panshqiptare Vatra është shoqata më e madhe dhe më e njohur e shqiptarëve në Amerikë, e krijuar në vitin 1912, e cila ka pasur si mision historik mbrojtjen dhe garantimin e të drejtave të shqiptarëve në SHBA, si edhe ka ndërmarrë përsipër lobimin në Kongresin e Shteteve të Bashkuara për të drejtat e shqiptarëve anembanë botës.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

tironci23/06/2019 19:33

Ju rrofshi o vatra shqiptaro amerikane. Po sesht konflikt civil ky. Kjo esht lufte kunder diktatures se krimit qe ja ka mor frymen Shqipnise

Shqiptari23/06/2019 18:56

Kur do te nderhyje SHBA, BE dhe NATO ne Shqiperi??? A jane ata ne mbrojtje te lirise dhe demokracise??? Kur te kete kercitur pushka dhe te jete derdhur gjaku lume???

Shqiptari23/06/2019 18:54

Ku ka dhunim me te madh, me kriminal, me diskreditues per nje popull, per lirine dhe demokracine e nje vendi se sa vjedhja, grabitja, tjetersimi, shitja dhe blerja e votes. Vota e lire edhe themeli i demokracise! Cfare kane bere me shume Sadami, Gadafi, Bashar Al Asaad dhe Maduro ne vendet e tyre se sa Edi Rama!

Shto koment

Denonco