VIDEO/ Përgjimet e ‘Bild’, PD: Kreu i policisë u promovua pasi bleu votat

VIDEO/ Përgjimet e ‘Bild’, PD: Kreu i policisë u promovua pasi bleu votat

15:27, 23/06/2019

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi tha se përgjimet e gjermanes ‘Bild’ janë të provuara ndaj dhe prokuroria duhej të kishte bërë lëvizjet e radhës në arrestimin e personave të përfshirë.

Nga selia e Partisë Demokratike ai solli shembullin e shefit të policisë së Dibrës Robert Aga, i cili sipas Bardhit u promovua në Tiranë pasi u përfshi në blerje votash në zgjedhjet e pjesshme në Dibër.

 ‘Edi Rama ka urdhëruar përdorimin e nëpunësve civilë në çdo nivel, të punonjësve të ndërmarrjeve shtetërore, të mësuesve, të policëve dhe të çdokujt që i shërbente realizimit të objektivit të vet kriminal’, shtoi sekretari i Përgjithshëm i PD-së.

Pjese nga shpjegimet e sotme të Gazment Bardhit dhe Çlirim Gjatës:

Çlirim Gjata: Përdorimi i parave në zgjedhje ka shkaktuar tërmetin për të cilin flet Damian Gjiknuri. 

Nga biseda e Damian Gjiknurit me Imer Lalën dhe ajo e Imer Lalës me të nipin, kuptohet qartë përdorimi i parave në zgjedhje, madje aq shumë janë hedhur, sa siç shprehet Gjiknuri shpesh, kanë shkaktuar ‘tërmet’ Mënyra sesi flasin tregon bashkëpunimin për vjedhjen e zgjedhjeve me përfshirjen e shumë personave. Janë Arben Keshii, drejtor në Ministrinë e Brendshme, është Krashi  që u bë drejtor i OSHEE, Drini Reçi Drejtor Arsimor i Dibrës, është Bert Aga, shef i komisariatit, është Imer Lala, që i drejton të gjithë këta, si dhe Damian Gjiknuri, shefi politik i bandës. Fakti që janë dhënë para, i përfshin këta në  dispozitën e Kodit Penal 328/a, që, ndëshkohet nga 1 në 3 vjet burg.

Çlirim Gjata: Përgjimet e Dibrës faktuan se me Edi Ramën nuk ka fshehtësi të votës. Dënohet nga 3 muaj në 3 vjet burg.

Përgjimet, ku zbulohet se njerëzit e Edi Ramës në Dibër mund të kontrollojnë dhe të dinë në kohë reale për kë kanë votuar qytetarët, siç është rasti i një përfaqësuesi të FRD-së në Dibër, tregojnë se për Edi Ramën fshehtësia e votës nuk vlen. Përgjimi fakton shkeljen flagrante të nenit 327 të Kodit Penal për shkeljen e fshehtësisë së votimit, që dënohet nga 3 muaj në 3 vjet burg. Çlirim Gjata thotë se nuk mund të shkohet në zgjedhje, kur këta lënë njerëz të posaçëm për të zbuluar votën në mënyrë të paligjshme. Përdorimi i punonjësve të shtetit, që nuk lejohet të merren me zgjedhje, përdorimi i policië, korrupsioni aktiv dhe fshehja e votës janë vepra që parashikohen në Kodin penal dhe janë konsumuar në përgjime. Kjo përfshin edhe mbledhjen e kartave, ku faktohet se njerëzit e Edi Ramës në Dibër I mbledhin ato ose për të mos lejuar të votohet, ose për të kontrolluar se kujt ia jep votën.

Çlirim Gjata: Babloku Edi Rama i dha garanci Imer Lalës për paprekshmërinë e personave të përfshirë në realizimin e objektivit përmes manipulimit.

Përgjimi kur Imer Lala pohon se ka takuar Bablokun, qartëson se personi me këtë nofkë është Edi Rama. Ai e takon atë në kryeministri, pasi ka realizuar që ka marrë përsipër për manipulimin e procesit zgjedhor. Fjalitë e tij tregojnë se ka marrë marrë garanci për paprekshmërinë e aksujt që vjedh zgjedhjet, pavarësisht se PD kishte kërkuar nisjen  e një hetimi në bazë të një kallëzimi të bërë pak ditë m ëparë. Gjata tha se njerëzit e Ramës në Dibër mund të bënin çfarë të donin, pasi ishin të garantuar se mund të vjedhin për llogari të Edi Ramës.

Gazment Bardhi: Krimet zgjedhore duhet të ndëshkohen. Ata që janë përfshirë në vjedhjen e zgjedhjeve kanë kryer vepra që dënoihen deri në 30 vjet burg.

Është jetike për vendin dhe për zgjidhjen e kësaj krize të thellë që shkelja flagrante e ligjit në bashkëpunim mes qeverisë dhe krimit për të blerë zgjedhjet, duhet të hetohet e gjykohet me paanësi dhe me shpejtësi në të gjitha dimensionet e saj, politike dhe ekonomike.

Këto janë krime zgjedhore që një drejtësi e pavarur do t’i kishte ndëshkuar me të paktën 30 vjet burg për të gjithë ata që janë përfshirë në shkeljen e ligjit. Ky është një rast për të vendosur drejtësinë që presin të gjithë, kur si Kryeministri, si krimineli, si qytetari i zakonshëm janë të gjithë të barabartë përpara ligjit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco