‘Regjimi i Ramës burgos kundërshtarët’/ PD: ‘Prokuroria ti lirojë menjëherë. Mos zbatoni urdhrat politikë të Ramës’

‘Regjimi i Ramës burgos kundërshtarët’/ PD: ‘Prokuroria ti lirojë menjëherë. Mos zbatoni urdhrat politikë të Ramës’

16:20, 21/06/2019
A+ Aa A-

Partia Demokratike ka paralajmëruar Prokurorinë e Përgjithshme se do të mbajë përgjegjësi nëse zbaton urdhërat e Edi Ramës, dhe mban në shkelje me ligjin të burgosurit e Opozitës, duke iu referuar edhe ndalimit të ish-deputetit të PD-së, Bardh Spahia.

‘Bardh Spahia dhe dhjetëra qytetarë në mbarë vendin janë të burgosur politik të regjimit autokratik kriminal të Edi Ramës, që përndjek kundërshtarët politikë dhe dhunon qytetarët.

 Përfaqësuesi i Partisë Demokratike për Qarkun e Shkodrës, Bardh Spahia, prej gati 48 orësh, mbahet i burgosur, pa asnjë fakt që ta implikojë atë në shkelje të ligjit.

 Paralajmërojmë prokurorinë të zbatojë ligjin dhe të urdhërojë lirimin e menjëhershëm të përfaqësuesit të opozitës. Ky është një rast që prokuroria të mos i nënshtrohet urdhrit politik të Edi Ramës. Çdo prokuror apo gjyqtar që, në vend të ligjit, bëhet vegël qorre e regjimit në ikje të Edi Ramës, do të mbajë përgjegjësi personale për shkeljen e ligjit.”, thuhet në deklratatën e PD-së

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco