LETRA/ Presidenti Meta, kërkesë tjetër KQZ-së: Informacion të thelluar për deputetët e rinj

LETRA/ Presidenti Meta, kërkesë tjetër KQZ-së: Informacion të thelluar për deputetët e rinj

14:04, 21/06/2019
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta i ka dërguar sërish një kërkesë, Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, në të cilën i kërkon informacion për procedurat që janë ndjekur për mandatimin e deputetëve të rinj të Kuvendit.

Në letrën drejtuar Kryetarit të KQZ-së, Klement Zguri, presidenti Meta kërkon t’i vihen në dispozicion të dhëna shtesë mbi praktikën shkresore të administruar në KQZ për njoftimin e krijimit të vakancës në Kuvend për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit për çdo deputet, ku përfshihet kopja e njoftimit të Kuvendit dhe kopja e dorëheqjes së deputetit nga mandati.

Po ashtu, kërkohet kopje e vendimeve të KQZ për dhënien e mandatit, kandidatit të radhës në listën shumëemërore për çdo vakancë të parakohshme të krijuar dhe të zëvendësuar deri më tani në Kuvend.

Kjo është kërkesa e dytë që Meta i bën KQZ-së këto ditë. Më herët kreu i shtetit kërkoi informacion për numrin e deputetëve në Kuvend, në kushtet kur ata të opozitës që dogji mandatet, u zëvendësuan me deputetë nga listat.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco