VIDEO/ 'E katandisi policinë në hajdutë votash' Vasili: Rama mashtrues e demagog, ja ç'thoshte në 2013-ën

VIDEO/ 'E katandisi policinë në hajdutë votash' Vasili: Rama mashtrues e demagog, ja ç'thoshte në 2013-ën

16:56, 20/06/2019
A+ Aa A-

Kush beson më tek Edi Rama, do të thotë se nuk ka më respekt për veten.

Kështu shprehet nënkryetari i LSI, Petrit Vasili në një postim të tijin në Facebook.

Teksa i rikthehet edhe një herë përgjimeve të publikuara dje nga “Bild”, Vasili thekson se, kreu i qeverisë është një mashtrues, ndërsa sjell me video se çfarë thoshte në vitin 2013 për përdorimin e policisë në zgjedhje dhe çfarë bën sot.

Ja çfarë shkruan Vasili në postimin e tij:

Mashtruesi Edi Rama dje dhe sot per Policine!!

Edi Rama eshte thjesht nje mashtrues kete e ka kuptuar edhe shqiptari me i fundit.

Kush e beson me Edi Ramen do te thote se nuk ka asnje fije respekti per vehten.

Pasi keni pare nga publikimet e BILD dhe se si e katandisi policine ne nje hajdute ordinere votash,  shiheni vete kete mashtrues te pacipe se ç'thoshte per policine ne 2013 ne fushate elektorale,shiheni gjithashtu po kete syfet se si i bente thirrje policise te bente vota per PS.

Per kete te fundit edhe u padit nga LSI por prokuroria ja mbylli krimin se mashtruesi kishte kerkuar gjoja falje ne FB. Cfare turpi!

Ne kete menyre shuani cdo iluzion per kete mashtrues dhe demagog

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco