'Mercenarët e Lleshit po terrorizojnë Matin'/ Çollaku paralajmëron: Matjanët as falin e as harrojnë

'Mercenarët e Lleshit po terrorizojnë Matin'/ Çollaku paralajmëron: Matjanët as falin e as harrojnë

16:30, 20/06/2019
A+ Aa A-

“Prej 24 orësh mercenarët e Sandër Lleshaj në formacione lufte, po terrorizojnë Matin”.

Ky është denoncimi që bën anëtari i Kryesisë së PD, Kreshnik Çollakut.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Çollaku shprehet se terrori i policisë nuk po kursen as gratë dhe as fëmijët.

“Mbi 30 qytetarë matjanë janë ndaluar dhe torturuar nga bandat e veshura me uniformë FNSH. 
Ky përveçse një sjellje tërësisht jo ligjore është një akt paburrërie”, shkruan ndër të tjera Kreshnik Çollaku. 

Ja denoncimi i plotë i Kreshnik Çollakut:

Prej 24 oresh mercenaret e Sander Lleshaj ne formacione lufte,po terrorizojne Matin. 
Subjekt i ketij terrori jane te moshuar,gra e e femije. 

Mbi 30 qytetare matjane jane ndaluar dhe torturuar nga bandat e veshura me uniforme FNSH.  Ky pervecse nje sjellje teresisht jo ligjore eshte nje akt paburrerie. 

Eshte paburreri qe inatin e baballareve qe i telendisen ne mes te dites mercenaret e Lleshit tua nxjerrin grave e femijeve. 
Mercenaret e Lleshaj me unfiroma FNSH ne Mat duhet ta dine se matjanet as nuk i harrojne e as nuk i falin keto akte. 

Mercenaret me uniforma FNSH,kane 24 ore afat te largohen nga Mati. 
Ne te kundert do te konsiderohen jo me si forca te ligjit por si krah i armatosur ne sherbim te nje Grushti Shteti. 

Cdo akt dhune e terrori me Mat,nga mercenaret me unifrome FNSH,do te konsiderohet akt terrorist dhe do te marre pergjigjen e merituar nga qytetaret e demokratet e Matit. 

Ftoj punonjesit e policise te Komisariatit te Matit,te respektojne ne menyre qytetare ligjin dhe te distancohen nga bandat e Sander Lleshaj ne uniforma FNSH.

Drejtesi nje dite do te behet,asgje nuk do te harrohet,asgje nuk do te tolerohet.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz20/06/2019 18:04

Çdo reagim i qytetareve, qofte ky edhe me arme, eshte plotesisht i ligjshem per te mbrojtur veten dhe familjen nga banditet me uniforme! Llesh qelbesira! Mos provoko malsoret, perndryshe do kesh fund te tmerrshem funderrine komuniste!

Shto koment

Denonco