Noka: Shteti-bandë, kancer që duhet shkulur para se të na vrasë të gjithëve!

Noka: Shteti-bandë, kancer që duhet shkulur para se të na vrasë të gjithëve!

13:39, 20/06/2019
A+ Aa A-

Flamur Noka, ish-ministri i Brendshëm, ka tërhequr vëmendjen e qytetërave  me një fakt që ka vërejtur ditët e fundit. “Ka një përpjekje të vrullshme të pushtetit për të ngushtuar çështjen e vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër, tek fjalori banal i pushtetarëve të majmur me paratë e drogës dhe të korrupsionit, - vëren Noka. - Ky është momenti që të mos bëhemi pjesë e propagandës së “bablokut” të bandave të Dibrës e të gjithë Shqipërisë."

Sipas ish-ministrit, "përgjimet e publikuara nga Bild nxjerrin qartë si kristali se shteti është shndërruar në bandë; se bandat e drogës blejnë votat dhe e komandojnë pushtetin. Këto dy fakte të rënda dhe jo banaliteti i fjalorit të pushtetareve ka tronditur shqiptarët dhe miqtë e huaj.

Shqiptarët janë të tronditur e të neveritur se ministra e deputetë përdorin Shefin e Policisë si komisar politik; se Shefi i Policisë betohet e përbetohet për besnikëri politike ndaj Partisë; se ministra e deputetë i premtojnë karrierë, Shefit të Policisë si shpërblim për masakrën elektorale.

I premtohet karrierë, Shefit të Policisë të Dibrës, që është edhe Shef Policie, edhe bos plantacionesh i hashashit, i dokumentuar në listat e SHISH. Kjo është gjëma që kanë sot në derë shqiptarët. Ky është kanceri, që duhet shkulur, përpara se të na vrasë të gjithëve.

Duhet bërë sot. Nesër do të jetë vonë!" paralajmëron Flamur Noka.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Muli20/06/2019 14:58

Po shkule o Muli ca te bejme ne me shume ty, hajdeni ne proteste kemi ardhur ca te bejme me shume vallai u lodhem.....

Shto koment

Denonco