Voltana Ademi i refuzon lejen Edi Ramës për takim elektoral në Shkodër

Voltana Ademi i refuzon lejen Edi Ramës për takim elektoral në Shkodër

11:24, 20/06/2019
A+ Aa A-

Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi e ka refuzuar lejen e kërkuar nga Partia Socialiste për një takim elektoral të kryeministrit Edi Rama në Shkodër me argumentin se zgjedhjet e 30 qershorit janë anuluar me dekret të Presidentit.

Në përgjigjen që Bashkia e Shkodrës i ka kthyer kërkesës së Partisë Socialiste, dega Shkodër,  më datë 19 qershor, thuhet se ‘në zbatim të Dekretit të Presidentit, për anulimin e datës 30 qershor si ditë e zhvillimit të zgjedhjeve vendore, Bashkia Shkodër nuk e miraton lejen tuaj.

Me fillimin e sezonit turistike në Bashkinë Shkodër janë duke u realizuar  në të gjitha sheshet e Bashkisë aktivitete promovuese për turizmin dhe nuk ka asnjë shesh të lirë për organizim takimesh”, shkruhet në letrën që Bashkia i ka dërguar Partisë Socialiste.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz20/06/2019 14:56

Kurrsesi nje kryehorr si Edveri nuk duhet te shkeli ne Shkoder! Larg nga Shkodra bandit! Keput qafen edhe nga pushteti o pusht! Zhduku nga faqja e dheut qe te gjeje paqen e merituar ky vend qe ti dhe horrat e tu e perdhoset, o pis!

vera20/06/2019 12:17

bravo Voltanes, se nuk do me e kuptu vete Edi Rama.

patrioti20/06/2019 11:42

Gjej ca gaz lotsjelles dhe ti e hidhja ne miting ta mari vesh dhe ai ceshte gazi qe kaq kohe ka henger mileti.

Shto koment

Denonco