Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha takim me drejtuesit e Departamenteve

VIDEO përgjimet e Bild/ ‘Do rritesh në detyrë’, Qefalia: Po flisja me një shok ushtarak

VIDEO përgjimet e Bild/ ‘Do rritesh në detyrë’, Qefalia: Po flisja me një shok ushtarak

10:16, 20/06/2019
A+ Aa A-

Deputeti dhe kryetari i Komisionit të Sigurisë në Kuvend, Xhemal Qefalia, i kapur në situatën më flagrante në përgjimet e publikuara ditën e djeshme nga Bild, pasi ka heshtur gjatë më në fund ka marrë guximin dhe ka reaguar.

Me një shënim në faqen e tij në FB, ai i quan xhevahire nga Dibra të gjitha bisedat e publikuara nga gazeta e madhe gjermane, duke u justifikuar se ai ka komunikuar me një shok fëmijërie, që është ushtarak dhe oficer karriere dhe jo kriminel.

Në një nga përgjimet më të rënda të ditës së djeshme, Qefalia shfaqet në një tavolinë me kryeministrin Edi Rama, ministrin e Brendshëm Saimir Tahit dhe kryetarin e Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja, duke festuar grabitjen dhe blerjen elektorale në Dibër.

Në eufori e sipër Qefalia telefonon Robert Agën shefin e policisë në Dibër dhe pasi e falënderon për blerjen dhe grabitjen masive të votave thotë që të ‘mos e çajë tr…n, se do ta çojnë si shpërblim në një detyrë më të mirë.

Qefalia ja kalon pastaj telefonin të gjithë të pranishmëve me radhë për të falënderuar shefin e policisë, madje këmbëngul që këtë ta bëjë edhe me kryeministrin Rama në tavolinë, por si policë i vjetër që është, Aga tregohet i kujdesshëm dhe e shmang këtë bisedë.

Postimi i Xhemal Qefalisë:

Xhevahire nga Dibra !

Se lloqe Kavaje nuk shkon!

Të përgjosh dhe ta quash krim elektoral pse flet në telefon me një shok fëmijërie dhe shkolle madje ky shoku nuk është as kriminel as person pa integritet, por është ushtarak, oficer kariere!!!

Mirë që ligjet dhe institucionet nuk i njohin por këto kanë filluar të mohojnë dhe marëdhëniet miqësore dhe shoqërore! Qofshin këto që janë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz20/06/2019 15:55

Posi mer Xhemol katnari posi, po grus ça ke mei thon per dashnoren qe tpermen shoku mer nari?! Apo vari hebet, zaten ju ridhjersat "shquheni dhe shqyheni per ner". Nje shembull osht ene ish bashkiaku ridhjers i Dibres me brek me brim! Duhet me pas surratin tuj qe ju osht bo sholl, o Xhemol katnari per me dal pa piken e turpit ne mixhlis! Turp mer faqezinj!!!

Lomi20/06/2019 14:59

Xhemoli mire qe dhjeu, po nuk pranon ti rri mutit persiper. Merr shkopin dhe e trazon!!! Qelbi dynjane ky injorant e hajdut me cizme. Ky eshte deputeti qe perfaqeson Tiranen ne Parlament!!!! Prandaj atij parlamenti i duhet vene shkelmi.

Hekuran 20/06/2019 10:46

Këtij plehu mjafton t'i shohësh fytyrën si opingë çobani dhe ke kuptuar gjithçka

mirfa20/06/2019 10:29

o mjerane ku njifni shoqeri e miqesi ju jeni ca spermatozoide shoferash brigadieresh kapterresh e spiune lagjesh e kooperativash te hedhun pas mullarit

Shto koment

Denonco