Përgjimet e Bild/ Reagon Basha: Rama, padrino i krimit

Përgjimet e Bild/ Reagon Basha: Rama, padrino i krimit

22:49, 19/06/2019
A+ Aa A-

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas video përgjimeve të publikuara nga Bild.

Lideri i opozitës shkruan në Facebook se Edi Rama është padrino i krimit në Shqipëri.

‘Edi Rama është padrino i krimit. Tani nuk ka më alibi. Shporrja e tij dhe e bandës së tij në pushtet është mision kombëtar’, shkruan Basha.

Për gazetën gjermane "Bild" përgjimet e reja tregojnë se si ministra, deputetë, shefa policie dhe kriminelë janë përfshirë për manipulimin e zgjedhjeve. Në dhjetë përgjimet e reja të publikuara nga gazetari Peter Tiede, përfshihen materiale të dosjes 184. Në një prej përgjimeve ish-ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri përgëzon për strategjinë e tij shefin e policisë së Dibrës, Robert Aga.

Ky i fundit u denoncua disa herë në media dhe nga vetë PD-ja për trembjen e votuesve. Në telefonatën e përgjuar Aga dëgjohet teksa i thotë ish-ministrit Gjiknuri se është një komisar politik i Partisë Socialiste.

Përgjimi tjetër përfshin deputetin dhe anëtarin e Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Xhemal Qefalia, teksa përgëzon punën e shefit të policisë së Dibrës, Robert Aga, dhe i premton të flasë me Kryeministrin për t’i caktuar një pozicion më të mirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz19/06/2019 23:52

Qe te gjith keta horra qe dalin ne pergjime, jane llumi i llumit te ridhjerjes mafjozo-komuniste nen udheheqjen e kryellumit Edver Taqi Zorraxhiut! Surreter me te shpifur se keta ndyresira, as ka patur dhe as kurre nuk ka per te patur ndonjehere ky vend! Qelbesira te ridhjerjes, shporruni para se populli tju marre zvarre!!!

Shto koment

Denonco