VIDEO përgjimi 8/ Mbledhja e ID, qytetari-Imer Lalës: A të ja jap ato karta Shefkiut?

VIDEO përgjimi 8/ Mbledhja e ID, qytetari-Imer Lalës: A të ja jap ato karta Shefkiut?

21:33, 19/06/2019
A+ Aa A-

Gazeta më e madhe gjermane Bild ka nxjerrë mbrëmjen e sotme të tjera video përgjime të blerjes së votave.

Në video përgjimin numër 8 Imer Lala bisedon me një qytetar të paidentifikuar.

Ky i fundit e pyet Imer Lalën a të ja japë Shefki Xhurës kartat e Identitetit.

Kjo tregon edhe skemën e përdor në zgjedhjet e Dibrës, ku qytetarëve u janë mbledhur kartat e identitet për të mos votuar.

Biseda:

I panjohuri: O vlla

Ymer Lala: Ça bone?...

I panjohuri: Shefki Xhurra, a tja jap ato kartat apo jo?

Ymer Lala: Jepja, jepja

I panjohuri}: Tja jap, ok

Ymer Lala:  Është i vëllai me nusen, se ai nuk është vetë

I panjohuri: Mirë mo... (nuk kuptohet)

Ymer Lala: Qartë, qartë

I panjohuri: Tja jap kartën se ja kam mbajt

Ymer Lala: Jepja, jepja

I panjohuri: Unë kam mbaru punë me të (pagesën), tja jap kartën?

Ymer Lala: Jepja

I panjohuri: Ok, mirupafshim

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco