VIDEO përgjimi 6/ Imer Lala njoftohet se kreu i FRD voton PD. Ndiqni reagimin

VIDEO përgjimi 6/ Imer Lala njoftohet se kreu i FRD voton PD. Ndiqni reagimin

21:10, 19/06/2019
A+ Aa A-

Gazeta më e madhe gjermane Bild ka nxjerrë mbrëmjen e sotme të tjera video përgjime të blerjes së votave.

Në video përgjimin numër 6 Imer Lala bisedon me një person të panjohur.

Ky i fundit, i tregon se kryetari i FRD-së në Dibër bashkë me njerëzit e tij kanë votuar kandidatin e PD-së, Sherefedin Shehun.

Reagimi i Lalës është i ashpër dhe më pas thotë se do ta marrë në telefon për ti thënë disa fjalë.

Biseda:

I panjohuri: O shef si të kam?
Ymer Lala: Naqeta
I panjohuri: A je mirë?
Ymer Lala: Mirë, si je ti?
I panjohuri: Kryetari i FRD me gjithë njerëzit e tij kanë votu Sherefedin Shehun (Kandidat i PD)
Ymer Lala: Jo nuk është e vërtetë
I panjohuri: Po ja kontrollova tani, sa kanë votu, para 20 minutash
Ymer Lala: Mos u tall
I panjohuri: Po për kokë t’fëmijëve...
Ymer Lala: O ja q.... ropt e shpisë
I panjohuri: Po ja kontrollova, ka qenë 5 veta, të pestë Sherefedinit
Ymer Lala: Edhe çuni i vetë, hë?
I panjohuri: Po
Ymer Lala: Hajd se do e marr në tel atë halen. O ja q.... Unë erdha atje, i thashë do shkosh te shtabi do takosh Remën. A e kupto shqipen a jo? Dakord tha. Se më tha edhe Hasan Begu/ Shife një herë atë m... tha
I panjohuri: Po jo mo e verifikova tani. Votuan para 20 minutash
Ymer Lala: O i q... motrën
I panjohuri: Hajd mos e vrit mendjen, po ta dish

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco