VIDEO përgjimi 4/ Damian Gjiknuri: Tërmet, tërmet e ke bë. Imer Lala: Po më shkrunte ai robi

VIDEO përgjimi 4/ Damian Gjiknuri: Tërmet, tërmet e ke bë. Imer Lala: Po më shkrunte ai robi

20:48, 19/06/2019
A+ Aa A-

Gazeta më e madhe gjermane Bild ka nxjerrë mbrëmjen e sotme të tjera video përgjime të blerjes së votave.

Në video përgjimin numër 4 është duke folur ministri Damian Gjiknuri me Imer Lalën.

Në telefonatë është Damian Gjiknuri i cili është i kënaqur nga Imer lala.

‘Tërmet, tërmet e ke bë, i ke q... nënën’, thotë Gjiknuri.

Ndërsa Imer Lala i tregon se i kishte shkruar ai robi (nënkupto Edi Rama).

Përgjimi katër:

Imer Lala: Hë mor zotëri.

Damian Gjiknuri: Tërmet, tërmet! Tërmet i q…nanën.

Imer Lala: Çfarë kemi bërë ne të dy.

Damian Gjiknuri: Tërmet!

Imer Lala: Po më shkruante ai robi. I thashë a po fle gjumë. Tha jam habit me Selishtën dhe Luzninë (dy fshatra në Dibër). I thashë se paske njohur Damian Gjiknurin dhe mua nga afër.

Damian Gjiknuri: hahahha Tërmet, tërmet!

Imer Lala: Hajde, se mbaroi.

Damian Gjiknuri: I q…robtë. Doli llafi jot. Doli llafi jot me 1 mijë vota plus.

Imer Lala: Me gjithë mend nuk më paske njohur nga afër.

Damian Gjiknuri: Edhe ti mua, edhe unë ty.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco