VIDEO përgjimi 3/ Vjedhja e zgjedhjeve në Dibër, Saimir Tahiri falënderon shefin e policisë

VIDEO përgjimi 3/ Vjedhja e zgjedhjeve në Dibër, Saimir Tahiri falënderon shefin e policisë

20:38, 19/06/2019
A+ Aa A-

Gazeta më e madhe gjermane Bild ka nxjerrë mbrëmjen e sotme të tjera video përgjime të blerjes së votave.

Në video përgjimin numër 3 është duke folur shefi i Komisariatit të Peshkopisë Robert Aga me Saimir Tahirin, ministër i Brendshëm në atë kohë dhe deputetin Xhemal Qefalia.

Në fillim të bisedës, është deputeti Qefalia që flet, por më pas ia kalon telefonatën Saimir Tahirit.

Ky i fundit e falënderon Robert Agën për angazhimin dhe punën e bërë në zgjedhjet e Dibrës.

Biseda:

Shefi i Policisë: O shoku im, si je?

Xhemal Qefalia: Jam ul në një tavolinë. Ku ke qejf me shku ti, në Bulqizë?

Shefi i Policisë: Po

Qefalia: Ok, hajd ciao

Shefi i Policisë: Kush të thotë ty?

Qefalia: Jemi këtu me kryeministrin e ministrat

Shefi i Policisë: Jo, unë ju garantoj llaf sa tju dojë qejfi

Qefalia: Se do sjellim Arben Keshin aty,  çfarë mendon?

Shefi i Policisë: Mirë

Qefalia: Të betohem. Do një foto nga tavolina?

Qefalia: Pse e mbylle? Prit të ta qis pak ministrin (Tahirin)

I flet Tahirit: Foli içik këtij shefit të komisariatit.

Saimir Tahiri: Alo o Bert! Mirëmbrëma, si je? Ç’është kjo? Më kalon telefonin Xhemali për të  të falenderuar ty?! Nuk shkon kjo

Shefi i Policisë: Jooo

Saimir Tahiri: Nga pikëpamja institucionale nuk shkon

Shefi i Policisë: Sinqerisht më ka gënjyer

Saimir Tahiri: Megjithat faleminderit shumë për angazhimin. Je gjigand!

Shefi i Policisë: E kam detyrim

Saimir Tahiri: Edhe mos e rruaj k... ça thonë ata legena.

Shefi i Policisë: Unë jam ushtari jot

Saimir Tahiri: Hajde vlla

Qefalia: Të fala dhe nga Ulsi. Foli pak

Ulsi Manja: Ku je o vlla?

Shefi i Policisë: Si ja çon ti?

Ulsi Manja: Me kryeministrin...

Shefi i Policisë: Mua më duhet me shku içik andej...

Ulsi Manja: Ku?

Shefi i Policisë: Në Bulqizë, po u ndrru

Ulsi Manja: Ne mendojmë të shkosh ma nalt o burrë

Shefi i Policisë: Mirë mo mirë ju e dini më mirë, e kam qef

Ulsi Manja: Dëgjo mu, fol me Xhemalin se këtë e kam si shefin e komisionit të sigurisë. Ne duam të vish ma nalt, për ndonjë gjë më të madhe se mua Bulqiza më duket gjë e vogël.

Shefi i Policisë: Mirë vlla, mirë

Ulsi Manja: Po mbaje Xhemalin në korrent se këtë e kam autorizu si kryetar komisioni

Shefi i Policisë: Xhemalin e kam pas vartës

Ulsi Manja: Xhemali është te Komisioni i Sigurisë, shef

Shefi i Policisë: Ai thotë jam ushtar i Bertit, Berti ka qenë komandanti im

Ulsi Manja: Mirë, mirë

Xhemal Qefalia: Hajde vlla, mirupafshim

Shefi i Policisë: Mo mirë po si ma nxjerr ministrin ashtu në telefon, o k...

Xhemal Qefalia: Po unë të kam shokun tim, mos e rruj k... A do ti flasësh Ramës?

Shefi i Policisë: Po leje o vlla tashi.

Qefalia: A je shoku im? Mos e çaj bythën

Shefi i Poliisë: Kam qenë dhe do jem

Qefalia: Hajde vllai çiao

SHefi i Policisë: Hajd gjithë të mirat

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Tani19/06/2019 21:19

O ropt tu o kurve minister Kari do te hyje ty deri ne gurrmaz bashke me ata shoket e tu morra gangesterra .

Shto koment

Denonco