KQZ në rreshtin e Rilindjes, letër bashkive: Lexoni rezolutën e Ballës, jo dekretin e Metës

KQZ në rreshtin e Rilindjes, letër bashkive: Lexoni rezolutën e Ballës, jo dekretin e Metës

12:28, 19/06/2019
A+ Aa A-

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vazhdon të thellojë qendrimet e veta politike e partiake, të çuditshme po ashtu.

Në një shkresë që u ka dërguar kryetarëve të bashkive që kanë kërkuar lirimin e ambjenteve të KZAZ-ve, KQZ u thotë atyre që duhet të kenë parasysh, të lexojnë e të nxjerrin mësime nga rezoluta e Taulant Ballës në Parlament, dhe të mos shohin, të mos konsiderojnë dekretin e Presidentit.

Sipas KQZ është rezoluta e Taulant Ballës që u miratua në Kuvend me 100 vota, burimi i ligjshmërisë. Ndërsa, dekreti i Presidentit është absolutisht i pavlefshëm.

Ky lloj interpretimi mjeran dhe qesharak, e nxjerr edhe një herë në pah se KQZ nuk ka ndërmend të bëjë rolin si garante e një procesi zgjedhor të lirë e të ndershëm, por thjesht të shërbejë si hallkë për të cuar deri në fund porosinë e partisë.

Më poshte keni shkresat e KQZ për bashkitë e opozitës që kanë kërkuar lirimin e ambjenteve të KZAZ, një kërkesë kjo që erdhi pas Dekretit të Presidentit Meta, i cili anuloi zgjedhjet e 30 qershorit, dhe hapi rrugën për një marrëveshje politike për të shkuar drejt një date të re zgjedhjesh.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco