Berisha: Kurrë nuk do shkoja në zgjedhje pa opozitën, ato janë edhe substancë kur ka alternativë

Berisha: Kurrë nuk do shkoja në zgjedhje pa opozitën, ato janë edhe substancë kur ka alternativë

21:57, 18/06/2019
A+ Aa A-

I ftuar në Ora News, në emisionin Tempora të gazetares Sonila Meço, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se nëse në kohën e qeverisjes së tij klima politike do të ishte në të njëjtën situatë, pra nëse opozita nuk do të merrte pjesë proces, ai kurrë nuk kishte për të shkuar në zgjedhje.

Sipas tij, “kurrë nuk do të shkoja në zgjedhje. Zgjedhjet nuk janë për qeverinë, por për partitë politike”.

Pjesë nga biseda:

Berisha: Ky president ndryshoi datën e zgjedhjeve pas 5 precedentesh.

Meço: Që kishin ardhur pas një marrëveshje poolitike dhe një vendimi parlamenti. Asnjëherë në mungesë të marrëveshjes.

Berisha: Alfred Moisiu ndryshonte datën pa pyetur fare. Pyeste vetëm Edi Ramën. Edhe atëherë unë isha i vendosur që në zgjedhje të mos shkoja pa opozitën dhe nuk bëja luftë me presidnetin.

Meço: Sikur opozita të kishte marrë një vendim, kur ishit ju në pushtet si opozita e sotme do kishte shkuar në zgjedhje?

Berisha: Kurrë nuk do të shkoja në zgjedhje. Zgjedhjet nuk janë për qeverinë, por për partitë politike.

Meço: Pse nuk do shkonit?

Berisha: Zgjedhjet nuk janë vetëm procedurë, por janë edhe substancë, kur ka alternativë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco