VIDEO/ Tensione në Shkodër/ Flakë në klasën që ka materiale zgjedhore

VIDEO/ Tensione në Shkodër/ Flakë në klasën që ka materiale zgjedhore

20:44, 18/06/2019
A+ Aa A-

Orët e mbrëmjes kanë rikthyer sërish tensionet në Shkodër.  Rreth orës 20:00, administrata e bashkisë së këtij qyteti ka zbarkuar në KZAZ numër 2. Forca të shumta policie po qëndrojnë përpara portës kryesore të Pallatit të Sporti.

Në njërën nga klasat ku janë vendosur materiale zgjedhore janë hedhur gurë dhe flakët kanë pushtuar dritaren e klasës.

Më pas rreth orës 20:16, mbështetës të Partisë Demokratike u nisën drejt një qendër votimi ku kanë ardhur materialet zgjedhore nga KQZ. Bëhet fjalë për shkollën "Shejnaze Juka". Nuk munguan edhe përplasjet me policinë. Qytetarët u futën me forcë brenda shkollës.

Bashkia letër shkollave që të mbyllin dyert për KZAZ- Bashkia Shkodër u ka dërguar një shkresë shkollave të qytetit dhe në njësitë administrative të saj të mos lejojnë të aksesohen nga persona dhe institucione të paautorizuar na bashkia e Shkodrës për të hyrë në këto objekte.

Përplasje midis protestuesve dhe policisë në Shkodër, thyhet xhamat e shkollës ku ndodhet materialet zgjedhore on Vidnews.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco