‘Të gjithë bashkë më 21 qershor’/ Kryemadhi: Shpresat për negociata u shuan, largimi i Ramës e vetmja rrugë’

‘Të gjithë bashkë më 21 qershor’/ Kryemadhi: Shpresat për negociata u shuan, largimi i Ramës e vetmja rrugë’

20:39, 18/06/2019
A+ Aa A-

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka komentuar në një postim në rrjetet sociale lidhur mbi ngjarjen e ditës, mos hapjen e negociatave këtë verë për Shqipërinë, ku fajtor ka bërë kryeministrin Rama

Shpresat për çeljen e negociatave me Shqipërinë u shuan edhe këtë qershor! Bashkimi Europian dha sinjalin më të fortë se perspektiva europiane me Edi Ramën dhe qeverinë e tij është e pamundur.

Largimi i Ramës dhe çlirimi i sistemit nga diktatura e krimit, është e vetmja rrugë për Shqipërinë dhe shqiptarët! Ne jemi të vendosur në kauzën tonë, për themelin e demokracisë, për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Jemi të vendosur në anën e drejtë të historisë në luftën pa kompromis me krimin e organizuar dhe krijimin e një Shqipërie me mundësi të barabarta dhe liri ekonomike, që shqiptarët ta ndërtojnë jetën këtu, në shtëpinë e tyre!

Sot është koha për një bashkim kombëtar! Të gjithë bashkë në 21 Qershor për Shqipërinë si gjithë Europa.

Asnjë hap pas!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco