BE i thotë 'Jo' Shqipërisë së Ramës/ Ish-ministri pranon humbjen: Për të ardhur keq

BE i thotë 'Jo' Shqipërisë së Ramës/ Ish-ministri pranon humbjen: Për të ardhur keq

19:44, 18/06/2019
A+ Aa A-

Teksa kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tij vazhdojnë "festimet" për moshapjen e negociatave me Shqipërinë as këtë qershor, ish-ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati shprehet i keqardhur pas vendimit të BE për Shqipërinë, që përcakton se vendimi për çeljen e negociatave do të jepet në tetor të këtij viti.

Përmes një postimi në Twitter, Bushati shprehet se, shtetet anëtare të BE-së nuk iu përmbajtën përfundimeve të qershorit të vitit të kaluar të cilat përcaktojnë edhe rrugën drejt hapjes së negociatave të pranimit me BE në këtë qershor.

“Është për të ardhur keq që vendet anëtare të Bashkimit Europian nuk iu përmbajtën konkluzioneve të tyre te qershorit 2018, për çeljen e negociatave për anëtarësim ne BE me Shqipërinë në qershor të 2019. Gjithsesi, rruga mbetet e hapur për në Tetor 2019 dhe Shqipëria e dedikuar me reformat që kanë lidhje me këtë proces.# Albania4EU”, shkruan Bushati.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Lalieri18/06/2019 22:29

Po po Bushat, do te hapen negociatet me Ramen, Gjiknurin, Pjerinin, Tan Gacen dhe banditave te tjere te zgjedhjeve ne Shqiperi!!!!!

Shto koment

Denonco