Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

‘Unaza e Re’ i bën 'pritë' Veliajt, Balliu: ‘Përgjimet vërtetuan vjedhjen e votave, Ramës i ka dalë boja në Evropë’

‘Unaza e Re’ i bën 'pritë' Veliajt, Balliu: ‘Përgjimet vërtetuan vjedhjen e votave, Ramës i ka dalë boja në Evropë’

19:30, 18/06/2019
A+ Aa A-

 

‘Unaza e Re’ ka dalë edhe sot në protestë, kundër projektit abuzues por edhe prishjes së banesave të tyre nga qeveria Rama. Banorët kanë pasur informacion se kryetari i Bashkisë Erion Veliaj do të zhvillonte një takim elektoral në zonë, por ky takim është mësuar që nuk është anuluar.

Ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu, tha se sot ka pasur një tentativë nga Erion Veliaj për të zhvilluar takim në zonën e Unazës së Re, banorët e pritën, por nuk erdhi.

‘Pas përgjimeve të dala që vërtetuan vjedhjen e votës në mënyrë makabër, jo vetëm në një qytet, siç thoshin disa analistë të paguar, jo vetëm në Durrës, por në Dibër edhe në mbarë Shqipërinë.

Pas përgjimeve të dala nuk u vërtetua vetëm vjedhja e votës, por u vërtetua edhe kauza e banorëve të Unazës të cilët për plot 8 muaj kanë protestuar kundër krimit të organizuar, narkotrafikantëve që marrin projekte që kërkojnë tu prishin shtëpitë, sepse ata narkotrafikantë kanë dhënë para për të nxjerrë deputet Taulant Ballën, apo Erion Veliaj kryetar bashkie.

Kuptohet arkitekti është një edhe i vetëm, Edvin Kristaq Rama, të cilit i ka dalë boja në Evropë dhe në botë.

Sot nuk ka njeri që nuk e di që zgjedhjet janë blerë dhe vjedhur nga bandat e krimit dhe që kjo qeveri ka një bashkëpunim të qartë me bandat.

Sot banorët e Unazës kishin marrë informacionin se Erion Veliaj për të inaguruar rrugët që nuk ekzistojnë dhe absolutisht që është shpallur në kërkim nga banorët e Unazës, banorët erdhën për tu ballafaquar për fjalët dhe ofendimet e tyre, por mbi të gjitha për projektin që u prish shtëpitë kundër ligjit kundër Kushtetutës.

Janë këta banorë që vijnë këtu për tu ballafaquar, por Erion Veliaj si frikacak iu është fshehur atyre dhe nuk është me ta këtu sot.

Por banorët sot vërtetuan se ne çdo rast ata mund të mblidhen në të qindtat e sekondat nëse ata guxojnë të vijnë.

Vendosmëria e qytetarëve në mbarë Shqipërinë është dukur qartë që nga shpërthimi i përgjimeve që faktojnë krimin elektoral të Edi Ramës, përgjim i cili faktoi që kjo qeveri është ilegjitime që nuk mund të ndërmarrë asnjë hap për asnjë tender, për asnjë projekt, sepse ata nuk janë aty për tu shërbyer shqiptarëve, por narkotrafikantëve të cilët kanë blerë votat për atë parti

Ajo parti e cila dhunonte me fjalor narkotrafikant ata që punojnë në administtratë.

Dhe unë u bëj thirrje atyre në administratë që ti dëgjojnë ato përgjime ku i trajtojnë si dele, si numra bashkie që do merreshin në një mënyrë apo tjetër.

Unë e di që ka banditë që fshihen skutave dhe mund ta bëjnë takimin edhe në 6 të mëngjesit.

Sot në Londër pati një protestë kundër Edi Ramës, njësoj si bëhen këtu por a dëgjuat për ndonjë të arrestuar. Sigurisht që jo. Sepse atje nuk është Arta Marku. Atje drejtësia është e lirë dhe njerëzit mund të protestojnë. Kurse këtu kemi 50 të arrestuar dhe për çfarë se kanë protestuar kundër vjedhjes së votës. Ne ecim të sigurtë në fitoren e qytetarëve.”, tha Balliu

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

lushingabarbullushi18/06/2019 19:57

Ca flisni? Po a u hapen nje her vjet ne Qershor.

Shto koment

Denonco