Skandal në Mat/ Policët e Sandër Lleshit bëhen komisionerë zgjedhorë

Skandal në Mat/ Policët e Sandër Lleshit bëhen komisionerë zgjedhorë

18:42, 18/06/2019
A+ Aa A-

Edhe pse presidenti i Republikës zhdekretoi 30 qershorin si datën kur do të mbahen zgjedhjet për pushtetin vendor, mazhoranca vijon të shkelë ligjin me të dyja këmbët. Jo vetëm për faktin që nuk po zbaton dekretin që ka hyrë në fuqi pas futjes në Fletoren Zyrtare, por po përdor edhe policinë si “komisionarë” zgjedhorë.

Kjo po ndodh edhe në Mat, aty ku KZAZ-në e menaxhon komisariati i Policisë së Burrelit dhe jo komisionarët zonalë.

Denoncimi është bërë nga anëtari i Kryesisë së PD-së, Kreshnik Çollaku.

 “Skandal! Në KZAZ Mat, çelsat e godinës, administrimin e materialeve zgjedhore, në kundërshtim flagrant me ligjin, nuk i mban Komisioni Zonal Zgjedhor, por Komisariati i Policisë Burrel.

Nuk ka Komisione Zgjedhore...komisionerë janë policët e Sandër Lleshaj”, shkruan Çollaku.

Para disa ditësh, Bashkia e Matit dhe bashki të tjera që drejtohen nga Opozita, i kërkuan policisë së shtetit të lirojë ambjentet e dedikuara për KZAZ-të. Kjo pas vendimit të presidentit Ilir Meta për të zhdekretuar 30 qershorin si datë zgjedhjesh. Por pavarësisht kësaj, ambjentet jo vetëm që nuk po lirohen, por shkelja shkon edhe më tej duke bërë që të jenë policët administruesit e këtyre ambjenteve. /Syri.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco