Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

‘Durimi e ka një fund’/ Alibeaj: ‘Protesta e 21 qershorit do jetë më e madhe se 8 të parat’

‘Durimi e ka një fund’/ Alibeaj: ‘Protesta e 21 qershorit do jetë më e madhe se 8 të parat’

17:43, 18/06/2019
A+ Aa A-

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj nga studio e Ora Neës, i pyetur për risinë që do të sillte protesta e 9 kombëtare e opozitës që do të mbahet më 21 qershor, u shpreh i bindur se do të jetë më e madhe se 8 të parat.

Arsyeja pse sipas Alibeajt do të jetë më e madhe është sepse durimi e ka një fund sepse masa e provokimit nga ana e qeverisë rritet.

‘Unë besoj se në këto 8 herë që është bërë protestë kombëtare dhe shumë e shumë protesta të tjera lokale, që jo gjithmon e zënë hapësirën televizive, por gjithsesi janë shqiptarët që në atë të voglën e tyre të ndodhur para këtij presioni që vjen prej së shkuarës, të cilët e kanë hequr lëkurën e tyre kanë reaguar.

Besoj që e para ka qenë shumë e rëndësishme, e dyta shumë herë më e rëndësishme, e sigurtë që e 8-ta ka qenë më e rëndësishme, më të karikuar sesa 7 të parta. E 9 do jetë sigurisht më tepër sesa 8 të parat.

 

Durimi e ka një fund sepse edhe masa e provokimit nga ana e qeverisë rritet, edhe ndjeshmëria e kryeministrit duket se ka arritur në minimumet e veta historike.

Pres që shqiptarët nën dritën e atyre që kanë ndodhur këto ditë, edhe në sjelljen e pandjeshme të kryeministrit, të jenë më të shumtë në numër, pa asnjë lloj dallimi, më të vendosur dhe më qëndrestarë për ta larguar këtë lloj regjimi.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco