Deputeti i penduar i numëron gjithë të zezat Edi Ramës: Tani bëhu pak burrë, e zbrit vetë nga kali!

Deputeti i penduar i numëron gjithë të zezat Edi Ramës: Tani bëhu pak burrë, e zbrit vetë nga kali!

11:52, 18/06/2019
A+ Aa A-

Deputeti i futur pas riformatimit të fundit të parlamentit, Lefter Maliqi, duket se po investohet në një luftë të hapur kundër Edi Ramës dhe Rilindjes në pushtet. Edhe ditën e sotme “deputeti i penduar", që e ndihmoi fort PS-në në zgjedhjet e vitit 2017 pavarësisht se ishte në listën e PD-së, ai nëpërmjet një “letre” dërguar Edi Ramës, pasi i numëron gjithë “të zezat” që ka bërë gjatë qeverisjes së tij, i bën thirrje që të bëhet pak burrë dhe të zbresë nga kali.

“Mbaje veten Kalorës. Hiq dorë nga fallxhoret dhe doktorët në Shqipëri, se të doli boja. Vizitohu të jesh mirë. Pasi mëkatet, gënjeshtrat, prapaskenat, shitja e bashkëpunëtorëve, futja në burg e disa prej tyre, mallkimet e nënave për prishjen e shtëpive, futja në burg për energji elektrike, për 3 gr drogë etj, varfëria, pasiguria, zhgënjimi që u bëre socialisteve duke i shërbyer vetëm një grupi oligarkësh Rilindas dhe bandash të krimit që plaçkitën pasuritë, rrëmbyen tenderat, vodhën çfarë gjetën përpara, blenë, mashtruan, joshën,kërcënuan votuesit, po të kthehen në makth.

Hiq dorë nga portokallia me Ertv e famshme, hiq dorë nga tepsia, hiq dorë nga çmenduria e përplasjes civile të 30 Qershorit, hiq dorë nga padia ndaj Gazetarit të Bildit. Mbaje fort veten se sot do të ngecin dhe negociatat dhe së shpejti kalorës do mbetesh vetëm me tao taon dhe ciu ciun. Hidhi një sy filmit vdekja e kalit para se të çosh vendin në katastrofë në 30 Qershor. Keqardhje për ty mbete lakuriq nga mendja, trupi, karakteri e dinjiteti. Bëju pak burrë, zbriti kalit, mbaj këmbët në tokë, hiq antiplumbin dhe përballu në terren të hapur në kushte të barabarta. Pas beteje ik prapë në Francë, rriti thonjtë, ha makarona, luaj basketboll po të doli koha, pikturo Rilindjen”, shkruan në faqen e tij në FB, deputeti Maliqi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Agime Osmani20/06/2019 14:51

komenti i Shqiptarit me mend dhe me vend,sa keq qe kemi kaq shume si ky maliqi (i padinjitet, i mjeri ai per vehte)

imoralt18/06/2019 14:57

E ka apo jo me sinqeritet Maliqi pendesën, nuk ja vlen që të meresh me këtë. Në fakt ai u tergua më i zgjuari nga gjithë dordolecët "opozitarë të rij" sapo presidenti nxori dekretin që anuloi zgjedhjet e 30 qershorit. Është e pritëshme që presidenti pas këtij akti, si përfaqësuesi i vetëm i Kushtetutës që i ka ngelur Shqipërisë, e ka tagrin që të shpërndajë këtë parlament, edhe pa hyrë në lojë drejtësia për të ndëshkuar deputetët "rilindas" të ardhur me votat e bandave kriminale. Me shkrirjen e këtij farë parlamenti që në kundërshtim me Kushtetutën nuk i ka 140 deputetë, digjet përfundimisht karriera politike e Gjuzëve e Mrrizëve . Taksirat i shqiptarëve që nga taksat e tyre do të paguhen për një farë kohe rrogat e majme të deputetit, për këta renegatë, se nuk besoj që ata do ti pranojë as partia e Spartak Ngjelës. apo Patozit Çdo e keqe e ka një të mirë, thotë një fjalë e urtë popullore. U bë sebep që e bëri lesh e li dhe e kriminalizoi Shqipërinë Rama, që PD të pastrohej nga inertet. Kush shpëtoftë nga "rilindasit" prej drejtësisë, le të marë e të krijojë një parti të re me këta plehrat e mrrizat ose të shkojnë në emigracion për të kërkuar "azil politik" tek ndonjë mbrojtës "ndërkombëtar" i krimit.

Askushi 18/06/2019 14:19

Qe te gabosh eshte normale. Nuk eshte normale qe te gabosh, e te mos e kuptosh gabimin dhe me anormale qe te gabosh, ta kuptosh gabimin dhe te vazhdosh te beshe gabime. Deputeti Maliqi ka reflektuar dhe ka bere nje analize shume te sakte te kesaj qeverrije, te rames. Eshte per tu pershendetur. Bile me mire se sa disa deputet te opozites qe eshte jashte parlamentit. Pra ka vertetuar qe ai duhej te ishte ne listat e per deeputet qe ne fillim. Bravo. Do te ishte mire te reflektonin dhe deputetet e tjere. jane ne koh. te mos i bashkohen makines qe po con ne gremin vendin.

Alfons Malo18/06/2019 13:49

E kam thene edhe njehere me pare ME MIRE VONE SE KURRE.FJALA "penduar".me fal ,gabova kerkoj ndjese etj, nuk jane kot ne fjalorin shqipetar.Keshtu Maliqi ka bere nje hap shume te madh perpara Kjo Ndjese e ka ndryshuar mendjen. KTHEHU TEK MURRIZI I BRETKOCAVE TE KARAVIDHES, QE BEN GUAK GUAK NE ATE "PARLAMENT' TE QELBUR. NGA UJI I NDENJUR I MURRIZAVE APO CUCA E "TROPOJES" QE FLETE SI E EMA E ZEQOS NE MAJE TE THANES KALIT I ESHTE HEDHUR LITARIN NE QAFE DHE SA VJEN E NGUSHTOHET DERI NE GRAHAMEN E FUNDIT ME GJITHE GJUZE E MURRIZE

Skrapari18/06/2019 13:04

I nderuar shqiptar! Nuk jam fort dakord me Ju. Nese Lefteri reflekton kjo eshte gjysma e se keqes por ketu kemi Muslluke Murriza, Rudinera Hajdaresh e kompani qe edhe per nga intelekti jane 100 fish larg Lefterit. Kjo kategori eshte turpi i PD dhe jo Lefteri.

Shqiptari18/06/2019 12:17

O Maliqi, fjale te bukura te nje te penduari, por a jane te sinqerta? A mund te te besoj? Ti dikur pohove me krenari se i dhe fitoren Rames, pra e bere ky qe ai eshte sot. Ua leshove tigrin njerezve dhe tani po shan tigrin pse i hengri njerezit! Kur e njohe Ramen, kur pa piken e turpit more mandatin e votuesve demokrate, sepse votuesve te tu "personal" u bere thirrje te votonin Tigrin. Te duket vetja i zgjuar ty, o katundar karagjoz ylberist!!??? Kujton se do te fitosh pike sot per neser tek opozita duke share te sharin e duke goditur te mbaruarin? Njerez si ty duhen perbuzur. Njerez si ty duhen peshtyre me neveri! Ti je nje plehre njesoj si Rama!

RAMAZANI18/06/2019 12:05

PO TA VRASESH KALIN PRAP NUK ZBRET AI NGA KALI.

Shto koment

Denonco