Ti u shite për një thes miell, po unë mor copë m.... ç’taksirat kam ta çoj tim bir mijëra km larg?!

Ti u shite për një thes miell, po unë mor copë m.... ç’taksirat kam ta çoj tim bir mijëra km larg?!

10:36, 18/06/2019
A+ Aa A-

Briken Fejzullai, aktivisti i njohur i shoqërisë civile, ka nxjerrë një konkluzion pasi ka mësuar se si e kanë shitur votën për një thes miell, mijëra famije të varfra në vend. Me një llogari e thjeshtë matematikore, Fejzullai ia bën të qartë fukarait se me atë votë ka blerë një fetë bukë thatë në katër vjet, por pasojat kanë qënë shumë të rënda për pjesën tjetër të popullit.

Fejzullai shkruan: “Parentezë: "50 kilogram bëjnë 50.000 gram. 50.000 gram pjestuar për 365 ditë, bëjnë (thuajse) 137 gram.  137 gram pjestuar për 4 vjet, bëjnë (thuajse) 35 gram!

Praktikisht, ditën që këmbeve votën tënde me thesin e miellit; shite edhe shpirtin, për një fetë bukë thatë në ditë... për 4 vjet."

Po unë (që më vlen vota sa e jotja, mor copë muti), çfarë taksirati kam, ta çoj tim bir të jetojë mijëra kilometra larg këtij vendi pa kurrfarë të ardhmeje, të mbushur plot e përplot me hijena, që kanë ngrënë çdo metër katror të kësaj toke, të bekuar nga zoti e të mallkuar nga robi; sepse ti o legen, shite shpirtin gratis?!”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari18/06/2019 11:50

Bravo te qofte Briken! Te pakten e kuptove se cili ishte Lali Plehu, lali muti, lali letyra, lali zgjyra dhe e braktise. Po me ben te besoj se ne Shqiperi do te kete vertete nje shoqeri te vertete civile te civilizuar e te pavarur, e cila duhet te jete ne opozite jo vetem me çdo qeveri, por edhe me te gjithe politiken e vendit.

Bravo18/06/2019 11:26

Bravo. Keshtu duhet folur. Ne fund te fundit politikanet vota duan. Po ti o popull qe i njef perse shitesh dhe merr ne qafe te tjeret?. Ne jemi mesuar te merremi me qeverite e politikane. I ke ne dore o popull, zbythi. Po ketu tek ne populli zbyth popullin. Rezultati eshte ky. Nuk e di dyshoj qe jemi nje komb. Ka urrejtje midis banoreve nga nje reth ne tjetrin. Eshte histori shume e shume dekadash. Kokat e kombit nuk e kane rregulluar. Keta te sotmit politikane jane mjeshtra te ndasive dhe perfitojne. Me te rezikshem jane administrata dhe ish komunistet.

Shto koment

Denonco