Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Sot Shqipëria e Edi Ramës merr votën ‘Jo’ nga BE për hapjen e negociatave

Sot Shqipëria e Edi Ramës merr votën ‘Jo’ nga BE për hapjen e negociatave

10:05, 18/06/2019
A+ Aa A-

Ditën e sotme, liderët e BE-së do të marrin vendimin përfundimtar nëse Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do ti hapet drita jeshile apo jo.

Nëse për Maqedoninë ka shpresë për hapjen e negociatave, për Shqipërinë vendimi duket se është marrë që më parë.

Gjermania, Holanda, Franca, Belgjika janë kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë, ndërsa nuk kanë përjashtuar që Maqedonia e Veriut të marrë dritën jeshile.

Gjermania e ka marrë vendimin e saj. Ka qenë vetë kancelarja Angela Merkel që disa ditë më parë në Komisionin e Integrimit Europian në Bundestag është shprehur se Shqipëria nuk i ka plotësuar kushtet.

Gjermania ka kërkuar që për Shqipërinë të diskutohet vetëm në fund të muajit shtator, duke kërkuar që të mos futet farë në agjendën e takimit të ditës së sotme.

Vendimi do të merret sot në Luksemburg gjatë samitit të Këshillit të Ministrave të BE-së që do të diskutojë mbi paketën e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor.  

Holanda e konsideron hapjen e negociatave me Shqipërinë të parakohshme. Qeveria holandeze ka kërkuar nga BE-ja që të rikthejë sërish vizat për Shqipërinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco