Skenari gjerman pas skandalit: Ngrirje e llogarive bankare të qeveritarëve jashtë vendit

Skenari gjerman pas skandalit: Ngrirje e llogarive bankare të qeveritarëve jashtë vendit

09:14, 18/06/2019
A+ Aa A-

Martin Henze, këshilltari ekonomik i grupimit CDU/CSU të kancelares Angela Merkel, ka reaguar sërish lidhur me 16 përgjimet e fundit të publikuara nga gjermania “Bild”, pjesë e dosjes 184 të prokurorisë për blerjen e votave në zgjedhjet e parakohshme lokale në Dibër.

Sipas tij, qeveria Rama duhet t’i kërkojë falje publike popullit shqiptar dhe bashkësisë ndërkombëtare si dhe të japë dorëheqjen.

Martin Henze shkon më tej dhe thotë se të gjitha asetet dhe llogaritë bankare të personave të implikuar të qeverisë dhe familjeve të tyre duhet të ngrihen deri në fund të hetimit.

Nga Martin Henze/

BILD publikoi regjistrime të gjera telefonike – të bëra nga hetuesit shqiptarë – të cilët dëshmojnë për herë të parë se ka pasur një plan sistematik të partisë qeverisëse socialiste të Kryeministrit Rama për të manipuluar zgjedhjet në vitin 2017! Qëllimi: Falsifikimi i zgjedhjeve, blerja e votave, shantazhimi i votuesve të opozitës.

Me këtë, qeveria, Partia Socialiste dhe kryeministri Rama me siguri e kanë bërë veten masivisht të dënueshëm. Kjo është e papranueshme për Evropën. Me një qeveri të tillë Rama me siguri nuk do të jetë më në gjendje të flasë.Ne kemi dëgjuar tani nga materiali i Bild se si u përgatit një plan në Ministrinë e Brendshme për të fituar zgjedhjet nga socialistët.

Por si atëherë – hap pas hapi – paraja dhe presioni dhe kriminelët përdoren për të siguruar që rezultati të jetë i pakontestueshëm. Dëgjohet gjithashtu, se disa zyrtarë më të lartë kërcënojnë drejtorët e shkollave dhe mësuesit. Këto regjistrime të policisë gjithashtu dëshmojnë se kreu i qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama, kishte dijeni për këtë komplot zgjedhor dhe për këtë arsye ishte pjesë e tij.

Zyrtarët e lartë qeveritarë planifikuan manipulimin e zgjedhjeve dhe e zbatuan atë së bashku me liderët lokalë të partisë socialiste, administratën shtetërore dhe mafian. Telefonatat e përgjuara nga policia anti-mafia tregojnë gjithashtu pjesëmarrjen dhe përfshirjen e politikanëve më me ndikim.

Përveç kryeministrit Rama, ministri i atëhershëm i Brendshëm, Samir Tahiri, aktualisht akuzohet se është anëtar i mafias së drogës. Janë gjithashtu anëtarët e mëposhtëm të Partisë Socialiste:

• Ministri i Infrastrukturës Damian Gjiknuri,
• Kryetari i Komisionit Parlamentar për Çështjet Ligjore, Ulsi Manja,
• Kreu i Komisionit Parlamentar të sigurisë, Xhemal Qefalia,
• Sekretari i Përgjithshëm dhe udhëheqësi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla
• Deputeti Pjerin Ndreu

Megjithëse hetuesit shqiptarë janë njohur me audipërgjimet për vite me radhë, megjithëse gjithçka që mund të dëgjohet në materialet është faktuar që ka ndodhur në të vërtetë dhe këto janë të dënueshme sipas ligjit shqiptar, deri më sot nuk ka pasur hetim per venie para drejtësisë per një nga politikanët, zyrtarët dhe mafiozët qe janë protagoonistë në audiopërgjime.
Përkundrazi, hetuesit të cilët ishin në gjurmët e lidhjeve të qeverisë socialiste me mafian e drogës u shkarkuan, u dënuan në burg, u vunë në arrest shtëpiak dhe ikën jashtë vendit.

Rezultati tani në Shqipëri dihet: Protesta, opozita nuk propozoi kandidatët e vet për zgjedhjet lokale të planifikuara për verën. Presidenti i vendit, Ilir Meta, i anuloi plotësisht zgjedhjet, por qeveria ende dëshiron t’i mbajë ato. Një luftë e vërtetë elektorale po shfaqet!

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, në anën tjetër, konfirmoi vërtetësinë e regjistrimeve në gazetën BILD, disa prej të cilave kanë mbetur të pandryshuara që nga viti 2016.
Ka vetëm një mënyrë për qeverinë socialiste të Ramës:

Të kërkoje falje publike popullit shqiptar dhe bashkësisë ndërkombëtare për këtë sjellje të dënueshme.
2. Qeveria të japë menjëherë dorëheqjen.
3. Parlamenti t’i heqë imunitetin Ramës dhe të gjithë zyrtarëve të përfshirë në marrëdhëniet me mafian.
4. Europolit / Interpolit t’i kërkohet të marrë përsipër hetimin e mashtrimit zgjedhor dhe bashkëpunimin me mafian në këtë çështje.

5. Të gjitha asetet dhe llogaritë bankare jashtë të personave të implikuar të qeverisë dhe familjeve të tyre duhet të ngrihen deri në fund të hetimit.
6. Presidenti i Republikës të emërojë një qeveri të përkohshme / tranzitore në konsultim me të gjitha partitë parlamentare.
7. Zgjedhje të reja në datën më të hershme të mundshme.

Kjo do të siguronte një proces demokratik në përputhje me kushtetutën, paqen dhe demokracinë në Shqipëri, një shqyrtim ligjor të krimeve të mundshme kundër qytetarëve dhe do të mundësonte rivendosjen e sundimit të ligjit dhe demokracisë me pranimin më të lartë të mundshëm të popullatës shqiptare.

Pastaj me siguri do të jetë e mundur që përsëri të jetojmë së bashku në një mënyrë të civilizuar me kombet e qytetëruara të BE-së.
Prandaj është koha që populli shqiptar të vendosë politikisht se çfarë do: Të vazhdojë me “qeverinë Mafias Rama” aapo një të ardhme në Evropën e civilizuar, sipas gazetës “Bild”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz18/06/2019 15:31

Danke danke danke! Herr Henze! Po mundohesh me gjith shpirt, ti hapesh syte asaj pjese te popullsise qe ben sikur nuk sheh se ne çfar gremine po na çon ridhjerja!

nnnn18/06/2019 11:21

Rama s'ka me shpetim.Nuk kuptoj ku e gjen kurajen t'u dale perpara dhe te takoje lideret europiane ,po behet nje lolo i vertete. Duhet te ngrihen gjithe socialistet e vertete dhe t'a denojne Rilindjen e hajduteve dhe krimineleve,te propagandes dhe mjerimit.Pas kesaj Ps-je rezikon te zhduket fare si parti e madhe dhe kjo fale Rames dhe kompanise se hajduteve.Aq brutale ishin keta me vjedhjet e votave sa vetem disa muaj pasi fituan ne Korce zgjedhjet e pergjithshme te 2013 per te zevendesuar Peleshin i kapi Fixi duke blere votat me 20000 lek,kur kete fitore e kishin te padiskutueshme.Kjo qeka ndodhur ne Durres ,Diber ka ndodhur ne gjithe Shqiperine ku deputete organizonin mbledhje me te fortet dhe ju kerkonin votat duke i lejuar te mbillnin droge dhe ju jepnin tendera.

Miri18/06/2019 10:14

Aleluja.Shpresojme qe nderkombetaret ta marrin seriozisht kete qe keni shkruar.Tja ngrijne llogarite bankare dhe ti konfiskojne pasurite e vjedhura ,se ndryshe nuk marrin vesh.Shqiperia me gjithe te mirat e me e varfera ne Europe

Shqiptari18/06/2019 09:48

Te lumte pena! Te shtohet edhe nje pike tjeter: 8. Gazetari gjerman Peter Tiede, te shpallet "Qytetar Nderi" i Shqiperise 9. Gazetari gjerman Peter Tiede te dekorohet nga Presidenti i Republikes me Urdherin Skenderbeu, meqenese e palosi me dysh "skenderbeun" e Erises. 10. Erises t'i dhurohet per ditelindje "ai miku" i kalit te Skenderbeut

tironci18/06/2019 09:39

E ke bo pak radiografine e klanit kriminal te rilindjes. Osht shum ma i modh. Ne 2017 gjith shefat e administrates kan bo detyra te ngjashme neper qendrat e votimit. Ministra zv mninistra drejtore te enteve aeroportuale te ujsjellsave borde te universiteve. Nji lukuni pa fund hajtutesh qe u bone me verte nji inxhinjeri e vjedhjes votes. Permysja e madhe e ksaj inxhinjerie sapo ka fillu. Vrapi Rames me bo zgjedhje osht vrapi me myll krimet. Deshira per perplasje osht po me mulu krimet e Rames. Por jo Rama do iki vete me shale hap i dhim ne breke dhe rreth tij sdo ket mo njeri se qelb gjith dynjone.

Askushi18/06/2019 09:38

Gjitheshka ka arritur kulmin. Shqiperija eshte ne rrezik te perfunfoj nd duart e mafjes. Banda e Rames nuk ka lidhje me Socialistet. Populli shqiptare duhet te bashkohet dhe te mbroje shqiperine, familjen e ture, femijet e tyre. Fatet e dhqiperis jane ne duart e vet popullit shqiptare.

Shto koment

Denonco