Lajmi i fundit

LIVE/ Ilir Meta, deklaratë për mediat

Vasili publikon videon: Imoraliteti i Ramës, që mohonte përgjimet një muaj më parë Rama më 18 maj, gjate nje takimi me kandidatet per kryetare bashkie

Vasili publikon videon: Imoraliteti i Ramës, që mohonte përgjimet një muaj më parë

08:57, 18/06/2019
A+ Aa A-

Ish-deputeti i LSI, Petrit Vasili, ka nxjerrë një video si dëshmi të një muaji më parë, kur kreu i qeverisë deklaronte se ai nuk ishte në përgjimet për blerjen e votave. Sot, kur pas publikimeve të BILD, në video u dëgjua edhe komunikimi i Edi Ramës në telefon me vartësit për këtë çështje, Vasili fton qytetarët ta dëgjojnë dhe ta ballafaqojnë vetë:

“Një muaj më parë, në 18 maj 2019, Edi Rama gënjente dhe deklaronte se në përgjime nuk ishte ai, se nuk ishte gjuha dhe mënyra e të folurit të tij, - thotë Vasili në shënimin e tij në Fb. - Faktet e nxjerra nga BILD, tregonin qartë se ishte ai vetë drejtuesi, frymëzuesi, paguesi dhe përfituesi i kësaj grabitjeje kriminale të votave.

Është e qartë për të gjithë shqiptarët, pavarësisht se cilën parti votojnë, se kryeministër më të shpëlarë moralisht se Edi Rama nuk ka pasur.
I jargavitur, pa karakter, gënjeshtar i pacipë dhe moralshprishur - ky është kryeministri, që ju ka zënë derën shqiptarëve. Shiheni miq videon e Edi Ramës, që flet përpara kandidatëve për kryetar bashkie në 18 maj 2019 dhe përbuzeni.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco