Shqipëria aspak shanse për negociatat, Maqedonia e Veriut diskuton datën

Shqipëria aspak shanse për negociatat, Maqedonia e Veriut diskuton datën

23:18, 17/06/2019
A+ Aa A-

Ambasadorët e përhershëm të BE-së janë mbledhur në Luksemburg në prag të takimit të nesërm të ministrave të Jashtëm, që do të ketë në fokus zgjerimin.

Për Maqedoninë e Veriut po diskutohet nëse duhet përfshirë në konkluzione një datë për hapjen e negociatave të anëtarësimit në Tetor, ndërkohë që për Shqipërinë këto shanse duken shumë të pakta.

‘Ambasadorët e përhershëm të Bashkimit Europia janë mbledhur në Luksemburg këtë pasdite për të diskutuar mbi strategjinë globale të Bashkimit Evropian, ku përfshihet edhe zgjerimi i kësaj organizate. në tryezën e tyre edhe draft-konkluzionet mbi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ambasadorët e përhershëm duan të evitojnë me çdo kusht që ministrat e Bashkimit Evropian të rrinë me orë të tëra nesër për të aprovuar konkluzionet për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, siç ka ndodhur një vit më parë, ku nuk kanë munguar edhe debate të ashpra midis ministrave të Jashtëm.

Për Maqedoninë e Veriut po diskutohet nëse duhet përfshirë në konkluzione një datë për hapjen e negociatave të anëtarësimit në Tetor, ndërkohë që për Shqipërinë shanset janë shumë të pakta që të përmendet një datë për hapjen e negociatave në Tetor.

Ambasadorët e përhershëm mund të mbarojnë në orët e vona, siç kanë ndodhur edhe vitin e shkuar, në një maratonë diskutimesh nga ora 9 e mëngjesit deri në 22:00’, raporton nga Brukseli gazetarja Erisa Zykaj.  /AbcNews

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Alb17/06/2019 23:49

Normale qe BE nuk mund te çel negociata antarsimi me nje qeveri qe nuk çon para reformat pasi eshte e kooruptuar e te kapur nga krimi.

Shto koment

Denonco