Bujar Nishani: Shqipëria ka rrëshqitur në një regjim anarkik

Bujar Nishani: Shqipëria ka rrëshqitur në një regjim anarkik

22:58, 17/06/2019
A+ Aa A-

Kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së, ish-Presidenti Bujar Nishani thotë se situata në vend është e rëndë dhe se Shqipëria ka rrëshqitur në një regjim anarkik.

I ftuar në ‘A show’ në News24, Nishani tha se ky regjim është në korrelacion të plotë me krimin e organizuar.

‘Reagimi shumë i rëndë dhe jo i vetëm ditës së sotme. Ne prej vitesh jemi futur në një rrjedhë që ka agravuar aq keq situatën sa mund të themi sot pa frikë që për fatin e keq të të gjithë shqiptarëve, Shqipëria ka rrëshqitur në një regjim anarkik. Dhe sot konfirmohet me fakte se ky regjim është në korrelacion të plotë me krimin e organizuar.

Sot situata nuk është tek ngërçet e opozitës por tek ky regjim. Edhe nëse flasim në aspektin e ngushtë prakmatist të një vlerësimi subjektiv. Demonstrimi i qytetarëve ka qenë mjaftueshëm për të kuptuar se ndihet një frustrim masiv të njerëzve si të lidhur si të palidhur me politikën’, deklaroi Nishani.

Ai pohoi se edhe zona gri e qytetarëve ka nisur të lëvizë.

‘Përtej fatit që patëm të përjetojmë degradimin e shtetit shqiptar në këto vite. Mendoj që ndoshta ka ardhur momenti që të angazhohemi masivisht për kthesën e madhe e ristartimin ndryshe. Në radhë të parë duhet të jetë kulturor jo të artit por të angazhimit shoqëror.

Sot më shumë se kurrë njerëzit të cilët janë më të përgjegjshëm dhe më të ndjeshëm, ka ardhur koha të marrin ca përgjegjësi më të mëdha për t’u bërë ‘frontliner’ të një shoqërie’, deklaroi Nishani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco