Lajmi i fundit

LIVE/ Afera 5D/ Policia nis arrestimet e protestuesve, ndërkombëtarët amnistojnë Veliajn - Flet Petrit Vasili

Neritan Ceka në ‘Open’: PS-ja është kthyer në organizatë kriminale

Neritan Ceka në ‘Open’: PS-ja është kthyer në organizatë kriminale

22:45, 17/06/2019
A+ Aa A-

Këtë të hënë në emisionin ‘Open’ në TCH foli Neritan Ceka. Në lidhje me përgjimet e publikuara nga BILD, Neritan Ceka tha se kjo PS e sotme nuk është PS-ja e dikurshme me intelektualë si Arta Dade, etj. Sot është Rilindja që vjedh votat, shtoi Ceka.

PS-ja e sotme është kthyer në organizatë kriminale, inistoi Neritan Ceka. Më tej Ceka, duke iu drejtuar ministres Spiropali, tha se duhet t’ju vijë turp si parti.

Neritan Ceka, themelues i Partisë Demokratike, tha në emisionin ‘Open’ në Top Channel se ndihet i turpëruar nga situata ku ndodhet vendi, për shkak se ka qenë deputeti i parë në Parlament i një partie të pavarur. Për këtë arsye, tha Ceka, në ndonjë rast e kam tepruar (me deklarata).

Sipas Cekës, establishmenti që drejton vendin e ka shumë të qartë se të gjitha (përgjimet) janë të vërteta.

Ai kundërshtoi edhe tolerancën në studiot televizive që i bëhet vjedhjes së votave.

‘Pas Durrësit, Dibra na tregon se ka një strukturë… kjo do të mjaftonte për të rrëzuar këtë Qeveri nga pushteti. Është e papranueshme toleranca që i bëni vjedhjes së votave.

Në një vend ku krijohet frika, ku hiqet besimi të vota e lirë, ky vend nuk ka liri. Pushteti ia hedh fajin prokurorëve dhe ‘Bild-it’. Kjo tregon se këta nuk ndreqen’, tha Ceka.

Neritan Ceka theksoi se ka qenë kundër braktisjes së Parlamentit nga opozita, por këto përgjime, sipas tij, tregojnë se ka qenë vendim i duhur.

‘Fundi mund të vijë vetëm nga populli’, tha Ceka, duke shtuar se mazhoranca socialiste e ka futur kulturë te njerëzit se: ‘mund të vidhni dhe nëse jeni me ne, nuk ka asgjë.’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco