Basha: Edi Rama krimineli i përsosur i këtij ambienti të mbrapshtë politik

Basha: Edi Rama krimineli i përsosur i këtij ambienti të mbrapshtë politik

21:47, 17/06/2019
A+ Aa A-

Në një deklaratë të jashtëzakonshme për media, kreu i PD-’ Lulzim Basha duke folur për përgjimet e Bild, është shprehur se Edi Rama është krimineli i përsosur në këtë ambient të mbrapshtë politik, ekonomik dhe shoqëror.  

‘Edi Rama është fajtori kryesor për gjendjen ku ne ndodhemi.

Ai është dhe do të shënohet në historinë tonë si një figurë thellësisht kriminale.

Historia nuk blihet me para dhe Edi Rama nuk e blen dot historinë as me paratë e gjithë drogës dhe të krimit të botës.

Por Edi Rama nuk është shpjegimi i vetëm i gjendjes ku ne jemi.

Dështimi për t’u përballur seriozisht me korrupsionin është një nga shkaqet që prodhoi Edi Ramën.

Mungesa e një ekonomie të vërtetë konkuruese dhe të lire është një nga shkaqet që prodhoi oligarkët e sotëm, të cilët, ndonëse nuk lindën me Edi Ramën u fuqizuan në mënyrë marramendëse në bashkëpunim me të.

Mungesa e vazhdueshme e demokracisë partiake është një nga shkaqet që na solli tek autokracia kriminale e Edi Ramës.

Mungesa e elitave moderne është shkaku që ka prodhuar media të kapura dhe intelektualë të shitur gati për ti shërbyer çdo qeverie por më shumë se kujt regjimit të Edi Ramës.

Këto janë problemet tona.

Edi Rama është thjesht krimineli i përsosur i këtij ambienti të mbrapshtë politik, ekonomik dhe shoqëror.

Për të mos e përsëritur më të keqen që po provojmë duhet të ndryshojmë thellësisht çdo gjë.

Natyrisht, Edi Rama është kriminel me të cilin duhet të merremi para se të merremi me cdo gjë tjetër.

Pa largimin e Edi Ramës dhe të klikës kriminale që është sot në pushtet nuk do të ketë asnjë hap përpara’, tha ndër të tjera lideri i opozitës Lulzim Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco