Basha: Rama i ktheu zyrtarët në hajdut votash, autori kryesor i krimit elektoral

Basha: Rama i ktheu zyrtarët në hajdut votash, autori kryesor i krimit elektoral

21:32, 17/06/2019
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dalë në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp pas përgjimeve të publikuara nga Bild, ku ka akuzuar Ramëns si shkaktarin e vetëm të mjerimit ku kanë rënë sot shqiptarët

‘Edi Rama e ka mbajtur pushtetin në bashkëpunim me krimin për të ndërshkuar qytetarët për të manipuluar votat.

 Sot duhet të ndiheshim të shpaguar për sulmet dhe dhunën e padrejtë që është derdhur ndaj ne të gjithë nga çdo anë, nga mercenarët e tyre dhe nga naivët dhe të pafajshmit dhe të pavendosurit që nuk shikonin dot atë që ne faktonim

Unë sot ndihem keq për gjendje ku ndodhemi si popull sepse sot një votë kushton 4 mijë lekë në pazarin e tradhtisë kombëtare

Ky është dënim më i rëndë që mund ti bëhet politikës, sepse një politkë që ka hunbur besimin, do të thotë se në këtë shoqëri nuk ka më liri

Sot shteti është një lukuni banditësh që qëllimm i vetëkmë është vjedhja e qytetarëve

Në këtë shtet edhe nëse ka njerëz të ndershëm ata dhunohen çdo ditë sepse ose do të bëhen hajditë për partinë ose të flakën në rrugë

Është tragjike për një shoqëri ku polici kthehet në hajdut skutash për të ruajtur votat.

Në këtë tokë nuk mund të ketë as shpresw.

Ky është dëshpëtrimi që ndjejnë shqiptarët, që po i çojnë drejt rrugëve të emigrimit

Edi Rama është fajtori dhe do të shënohet në histori si figurë kriminale

Ai nuk e blen dot historinë e hajdutwrisw së tij.

Mungesa e vazhdueshme e lirisë partiake është një nga shkaqet në çoi në autokracinë e Ramës.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

emni17/06/2019 21:35

cdo denoncim ne dore tende o lulo kthehet ne perkedhelje per ramen

Shto koment

Denonco