VIDEO përgjimi 11/ Pjerin Ndreu drejtori të Arsimit: Thuaji shkollës së Reçit të deklarojë votën për PS

VIDEO përgjimi 11/ Pjerin Ndreu drejtori të Arsimit: Thuaji shkollës së Reçit të deklarojë votën për PS

16:24, 17/06/2019
A+ Aa A-

Gazeta më e madhe europiane ‘Bild’ ka publikuar përgjime të tjera që e lidhin Qeverinë me vjedhjen masive të Votës së shqiptarëve në 2017.

Në video përgjimin numër 11 është Pjerin Ndreu, aktualisht kandidat për bashkinë e Lezhës, i cili i telefonon drejtorit të Drejtorisë Arsimore në Dibër, Drini Gjeçit dhe i thotë të telefonojë drejtorin e shkollës së Reçit e ti bëjë presion, që të deklarojë votën hapur për PS.

PERGJIMI I PJERIN NDREUT

Pjerin Ndreu: Mirëmëngjes

Drini Gjeçi: Mirëmëngjes

Pjerin Ndreu: Pjerin Ndreu jam. Si je?

Drini Gjeçi: Po Pjerin. Si kalove?

Pjerin Ndreu: A je mirë? Si ke qenë?

Drini Gjeçi: Mirë.

Pjerin Ndreu: Bëj një telefon atij Reashat Elezit, nga Reçi. Thuaj drejtorit të shkollës me deklaru votën hapur, se ato sms që i çon poshtë e përpjetë nuk janë të mira. Thuaj atij të deklaroj hapur se do të votojë për Partinë Socialiste se përndryshe të hënën tregoja vetë ku fluturon.

Drini Gjeçi: Reshat Elezaj?

Pjerin Ndreu: Po

Drini Gjeçi: Po do flas unë tani me të

Pjerin Ndreu: Tregoji ku fluturon të hënën. Thuaj të deklarojë votën për Partinë Socialiste aty, ta deklarojë hapur për PS ose ndryshe të gjej vend të futet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Tosi17/06/2019 19:02

Po si mumd te kercenosh e shkarkosh nje drejtues arsimor qofte ai me teser partie nese eshte ne rregull me funsionin qe kryen ne nje instituciom te depolitizuar si arsimi. Apo ngaqe rilindja e ka kthyer institucionet e arsimit si dege e seksione partiake prandaj i duket normale.

Gramoz17/06/2019 16:44

Ou! Edhe Pjerdhini?! Po ky sikur vinte nga nje familje e ndershme dhe atdhetare! Posi keshtu more Pjerdhin, ndershmeri te duket ty te kercenosh qytetaret me buken e gojes, per te votuar per qelbesira si ju dhe ridhjerja juaj?

Shto koment

Denonco