‘Edi Rama është në panik’, Spaho: po përpiqet të nxisë përplasje civile në Shqipëri

‘Edi Rama është në panik’, Spaho: po përpiqet të nxisë përplasje civile në Shqipëri

14:17, 17/06/2019
A+ Aa A-

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar pas informacioneve se liderit opozitar i rrezikohet jeta dhe siguria. Në një postim në rrjetet sociale, ai thotë se kryeministri Edi Rama është në panik të madh nga përgjimet që pritet të publikojë gazeta gjermane Bild.

Sipas Spahos, Rama po përpiqet të nxië përplasje civile në Shqipëri.

“Edi Rama është në panik të madh nga përgjimet qe do publikojë sot dhe të Enjten gazeta Bild. I ndodhur në një situatë katastrofike për vehten e tij po përpiqet të nxisë përplasje civile në Shqipëri. Per këtë i duhet një ngjarje dhe atë po përpiqet ta krijojë. Se bashku me larot qe ka në prokurori po përpiqet të manipulojë me farsën e financimeve ruse të PD dhe të arrestojë udhëheqësin e opozitës. Rama dhe Arta Marku po luajne keq me zjarrin. As mos mendoni se mund ta prekni Bashën. Ju që e mendoni apo ata qe j’ua këshillojnë këtë po ndizni një zjarr të madh që do ju djegë vetëm ju”,- shkruan Spaho.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari17/06/2019 14:21

Shqiperia, ne saje te Edi Rames, eshte ne nje rrezik te madh te shperthimit te nje konflikti civil e ushtarak te pergjakshem te popullit opozitar dhe policive te bashkive jo-rilindase kunder policise se keqperdorur te shtetit. I bej thirrje Presidentit te Republikes, si Komandant i Forcave te Armatosura te Republikes se Shqiperise, si vend i NATO-s, qe mbron lirine, paqen dhe demokracine ne vendet e botes, te nxjerre pa vonese ushtrine nga kazermat, para se te kete nisur gjema e dyte katastrofike per popullin shqiptar. Rendi kushtetues ne Shqiperi po cenohet shume rende, vetem per karrigen e Rames. Te kerkoje urgjentisht nderhyrjen politike te NATO, BE dhe SHBA

Shto koment

Denonco