Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

Qeveria shantazhon liderin e opozitës me Sandër Lleshin

Qeveria shantazhon liderin e opozitës me Sandër Lleshin

11:05, 17/06/2019
A+ Aa A-

Situata politike në vend i ngjan një vullkani. Deri tani, publiku mund të shohë vetëm tymin, por në pjesën që nuk duket, gjithçka zien, deri në nivelet më të larta politike.

I tillë është rasti i paprecedentë i shantanzhimit të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi, i cili, duke shkelur çdo ligj dhe rregull në fuqi, ka lajmëruar verbalisht kreun e opozitës se i kërcënohet jeta.

Sipas informacionit të bërë publik Ministri i Brendshëm ka thirrur në zyrë të premten në orën 15:00 shoqëruesin e Kryetarit të Partisë Demokratike për t’i kërkuar që të informojë zotin Basha se ‘si Ministër i Brendshëm, ai ka informacione të tërthorta dhe të besueshme mbi rrezikun që i kanoset sigurisë së kryetarit të opozitës’.

Ministri i Brendshëm e ka thelluar aktin e tij të paligjshëm dhe shantazhues, kur i ka kërkuar shoqëruesit të zotit Basha, punonjës i Gardës së republikës, që t’i kthejë përgjigje me gojë e jo me shkrim, nëse PD vlerëson  se kërkon masa shtesë sigurie.

Faktet janë bërë të ditura nga një letër zyrtare që Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, i ka dërguar Ministrit të Brendshëm, të cilit i kujton detyrimin ligjor që informacionet mbi rrezikun e sigurisë së kryetarit të opozitës, t’i trajtojë në rrugë institucionale, duke vënë zyrtarisht në dijeni Gardën e Republikës, si autoritetin përgjegjës.

     ‘Në bazë të ligjit, ju duhet ta përcillni informacionin që keni tek drejtuesit e Gardës së republikës, që janë autoriteti përgjegjës për të vlerësuar masat e nevojshme të sigurisë ndaj një personaliteti shtetëror që gëzon mbrojtje të posaçme, si dhe tek institucionet ligjzbatuese që kanë përgjegjësinë ligjore për të gjurmuar, vlerësuar dhe neutralizuar çdo rrezik të tillë.’-thuhet në letrën e Sekretarit të Përgjithshëm

    Gazment Bardhi vë në dukje se takimi që Sandër Lleshaj ka zhvilluar me shoqëruesin e kreut të opozitës është jo vetëm I paprecedentë, por jashtë prasktikës ligjore dhe profesionale, duke shkelur çdo procedurë dhe mënyrë institucionale të trajtimit të çështjes.

     ‘Ju, po kështu, keni detyrimin të sqaroni mënyrën e marrjes së këtyre informacioneve, të cilat, ose janë marrë përmes kanalaze zyrtare, ose janë marrë në mënyrë informale, çka mund t’ju përfshijë në një manipulim me qëllime politike’ shprehet zoti Bardhi.

    Nisur nga rrethanat sesi është zhvilluar ky takim dhe duke konsideruar se Ministri I Brendshëm ka shkelir standardet ligjore dhe institucionale ne trajtimin e informacionit që pretendon se posedon,  Sekretari i Përgjithshëm i PD thotë se për PD ‘përforcohet dyshimi se qëllimi I vërtetë I takimit ka qenë shantazhimi I Kryetarit të opozitës’.

    Letra e Gazment Bardhit mbyllet me një kërkesë në emër të PD që Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ‘të informojë menjëherë zyrtarisht PD-në mbi motivet që e kanë shtyrë për ta trajtuar këtë çështje në anashkalim të ligjit, si dhe të informojë menjëherë zyrtarisht, mbi seriozitetin dhe besueshmërinë e informacionit që keni përcjellë përmes shoqëruesit të Kryetarit të opozitës ‘mbi rrezikun që I kanoset sigurisë së Kryetarit të Opozitës’.

     ‘Në të kundërt, mbyllet letra,-Partia Demokratike do ta konsiderojë veprimin e tuaj shantazh për qëllime politike dhe ju do të mbani përgjegjësi për këtë veprim.’

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Gramoz17/06/2019 15:00

    Edhe ne 2019 vazhdojne akoma me metodat e sigurimit te Enver dylberit! Me siguri ket Lesh kimikun e instrukton shoku Gramoz trimi Salarise, qe veshi fustan dhe ju sul maleve te Greqise! Ndonje dore i ka dhene edhe baba Tak prostata!

    Shqiptari17/06/2019 12:29

    Ti rruajne koqet Bashes dhe t'i hane ate qe thuhet ne raste te kercenimeve te tilla. Keto veprime i bejne ose adoleshentet ose frikacaket dhe dhia e zgjebosur qe i duket vetja si cjap me kembore! Kjo tregon vetem qe: Erdhi fundi juaj! IKNI SHPORRUNI DREJT BURGJEVE! Drejtesise nuk do t'i shpetoni dot! Kam informacione qe asnje qeveri ne bote, te cilave Rama dhe banda e tij qeveritare, u kane kerkuar azil politik, sipas planit te tij te arratisjes. Asnje shtet nuk i merr nen mbrojtjen e tyre politike. Prandaj Rama i tmerruar po e vonon doreheqjen. Kjo eshte arsyeja e vetme dhe mos kujtoni se eshte trim apo i forte.

    "Kta nuk jan socialist po specialist"17/06/2019 11:48

    I njejti stil me ish shefin socialist të SHIK-ut, Fatos Klosi. Edhe ai bënte sikur e prorosiste Azem Hajdarin që të ruhej nga ndonjë atentat, e nga ana tjetër kurdiste intriga duke shfrytëzuar fenomenin e hakmarjes në Tropojë.

    vera17/06/2019 11:18

    "i ka kerkuar pergjigje me goje e jo me shkrim". eee haaaaa,Ministri, qe e ka detyre me na mbrojt,keshtu!!!!

    Shto koment

    Denonco