Do të raportonte në parlament edhe për përgjimet e BILD `sëmuret` papritur Arta Marku!

Do të raportonte në parlament edhe për përgjimet e BILD `sëmuret` papritur Arta Marku!

10:49, 17/06/2019
A+ Aa A-

Pritej me mjaft interes raportimi i sotëm i kryeprokurores së ashtuquajtur e përkohshme, Arta Marku, e cila do të bënte bilancin e punës së organit të akuzës për vitin 2018. Pika më e nxehtë e punë së prokurorisë është dosja 339 dhe hetimi i saj sidomos pas daljeve të përgjimeve nga gazeta më e madhe në Europë Bild, e cila sot pasdite nis serinë tjetër të publikimeve. Gjithashtu Marku do të raportonte edhe për arrestimet e shumta të bëra kohët e fundit ndaj protestuesve të opzitës.

Por duet se në këtë situata kryeprokurorja Marku, “papritur është sëmurë” dhe nuk do të marrë pjesë siç ishte parashikuar në kalendar në seancën e sotme.

Lajmin e jep ë faqen e tij në FB deputeti, Lefter Maliqi, i cili nëpërmjet një postim thotë se si duket shkaku I “sëmundjes” së saj të papritur janë përgjimet e gazetarit Peter Tiede që do publikon sot pasdite në gazetën BILD.

“Sa më njoftuan se sot Prokurorja e Përgjithshme për arsye shëndetësore nuk paraqitet në Parlament, ku do të raportonte për rezultatet e vitit 2018 dhe për arrestimet politike të Opozitës me urdhër të Kalorësit dhe sejmenëve te tij në qeveri e parlament. S’besoj te jetë sëmurur nga përgjimet e gazetarit Gjerman të Gazetës Bild , që sot do të publikoj fakte dhe më tronditëse të shitblerjes së votave dhe lidhjeve te bandave e krimit të organizuar me Qeverinë. Gjithsesi të shkuara Prokurore, vetëm aman mos na sëmuret Kalorësi i Rilindjes, se pa atë edhe ju, edhe gjithë institucionet e kapura te shtetit nga kalorësi i Rilindjes mbeten në gjendje të rëndë dhe s’ka zot dhe i shëron”, shkruan Maliqi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku17/06/2019 11:20

Obobo ç'na qënka smut sykja para parlamentit e obobo. Do shkojë te doktori me marr treditshin-e ohoho. Do na mbesë kryellari pa përkurore o obobo. Mos na emëron ndo i syke tjetër të përkohëshme për nja tre ditë ohoho.

Shto koment

Denonco