Lajmi i fundit

LIVE/ Mblidhet Këshilli Bashkiak i Himarës për drejtuesin e ri

Çfarë ndodh brenda strofullës së Ramës/ Jo vetëm sot, por edhe ditën e enjte BILD...

Çfarë ndodh brenda strofullës së Ramës/ Jo vetëm sot, por edhe ditën e enjte BILD...

10:12, 17/06/2019
A+ Aa A-

SYRI.net raportoi i pari mesditën e djeshme, se gazeta më e madhe në Europë, Bild, do të botojë pasditen e sotme përgjime të reja. Këtë lajm të bujshëm e konfirmoi pak minuta më pas në gjermanisht dhe në shqip, edhe gazetari i njohur investigativ i kësaj gazete (më e madhja në Europë)  Peter Tiede.

Burimet thonë se pasditen e kësaj të hënë do të publikohen plot 16 audio përgjime, të cilat kanë të bëjnë jo vetëm me blerjen dhe vjedhjen e votave nga qeveria e Edi Ramës dhe njerëzit e tij, por edhe për afera korruptive që prekin edhe sigurinë kombëtare. Duket se kjo dosje ka fakte jo vetëm për bashkëpunëtorët e kryeministrit, por edhe për atë çfarë ndodh në të vërtetë brenda strofullës së tij të ngushtë.

Sipas burime të SYRI.net, në rrjetën e përgjimeve kanë rënë edhe individë që punojnë në sferat më të larta të qeverisë së Edi Ramës dhe shumë afër kryeministrit në kabinet. Por një gazetar tjetër afër gazetës BILD. gr, shtoi se këto publikime të forta nuk do të ndalen. Bëhet fjalë për një dosje voluminoze (pagëzuar nga media gjermane, si `Dosja e qeverisë së Mafies`), e cila do të vazhdojë të botohet edhe ditën e enjte, vetëm një ditë përpara protestës së madhe të paralajmëruar nga  opozita ditën e premte në orën 20.00.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco